Lajm 22 May 12

Vazhdon Gjyqi për Përdhunim Gjatë Luftës në Vares

Një dëshmitar i Prokurorisë së Shtetit në Bosnjë thotë se në gjyqin për krime në Varës, se 15 vjet më vonë mësoi se të pandehurit Muhidin Basic dhe Mirsad Sijak, përdhunuan gruan e tij gjatë luftës.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Dëshmitari B i tha Trupit Gjykues të Gjykatës së Shtetit në Bosnjë se gruaja i tha pasi u martuan në vitin 2000, se ishte abuzuar gjatë luftës, porse nuk ka folur për detaje.

“Ndonjëherë ulërinte gjatë natës”, tha dëshmitari, duke shtuar se nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

Sipas tij, në 1997 ose 1998, gruaja u këshillua me një psikiatër, i cili e këshilloi t’i tregojë dikujt për gjërat që i kishin ndodhur.

“Kur bëri deklaratën për Shoqatën e Grave Viktima të Luftës, në vitin 2009, ma dha mua për ta lexuar, por as nuk e lexova të gjithën”, tha dëshmitari B.

Ai tha se gruaja i tregoi se Basic dhe Sijak e përdhunuan në burg në Vares më 1994, kur shkoi për të vizituar vëllain e saj, i cili mbahej atje.

Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës e akuzon Muhidin Basicin dhe Mirsad Sijakun për përdhunimin e një gruaje kroate, më 25 janar 1994.

Sipas aktpadisë, Basici ishte shef i Seksionit të Shërbimit të Sigurisë së Shtetit në Olovo dhe Sijaku ishte polic ushtarak në Brigadën e 122-të të Ushtrisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, në atë kohë.

Gjyqi do të vazhdojë më 28 maj 2012.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus