Lajm 23 Feb 12

Vazhdon Gjyqi për Gjenocidin në Srebrenicë

Ne gjyqin e katër serbëve të Bosnjës, të akuzuar për gjenocid në Srebrenicë, ish-hetuesi i Tribunalit të Hagës tha se ka marrë në pyetje dy nga të pandehurit si të dyshuar.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Jean Gagnon, dëshmitar për Gjykatën e Shtetit në Bosnjë, tha se ndërsa punonte për Zyrën e Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, ka hetuar krime në Srebrenicë, të kryera në korrik të vitit 1995.

Dëshmitari shpjegoi se Dusko Jevic dhe Mendeljev Djuric ishin thirrur në zyrën e OKB-së në Banjallukë më 2000, sepse ishin identifikuar në një videoxhirim se kishin qenë prezentë në Potocar, në korrik të vitit 1995.

Mbrojtja e Jevicit tha se transkripti i hetimit nuk e specifikon se ishte thënë se Jevici ishte i dyshuar dhe as nuk ishte informuar për të drejtat e tij.

Dëshmitari tha se i kishte pyetur të pandehurit gjatë hetimit nëse kishin nevojë për një avokat, por Jevic dhe Djuric nuk kishin pranuar.

“Iu ofrua prezenca e një këshilltari zyrtar dhe sipas mendimit tim e kuptuan se çfarë do të thoshte kjo. Ata iu përgjigjën pyetjeve lirisht. Nuk kishte presion”, tha Gagnon.

Dusko Jevic, Mendeljev Djuric, Goran Markovic dhe Nedjo Ikonic janë akuzuar se kanë marrë pjesë në dëbimin me forcë të popullatës boshnjake nga territori i Srebrenicës, si dhe për vrasjen e rreth 1000 burrave në Kravicë.

Sipas aktpadisë, Jevic ishte komandanti i Qendrës së Trajnimit në Jahorinë për Brigadën e Policisë Speciale të Republikës Srpska (RS), ndërsa Djuric dhe Ikonic ishin komandantë kompanie dhe Markovic komandant toge.

Dëshmitari tha se pas hetimit i kishte thënë Jevicit dhe Djuricit se deponimi që kishin bërë mund të përdorej në gjykata dhe se do t’u jepej një transkript i tyre.

Avokati i Djuricit, Miodrag Stojanovic, tha se transkripti i deponimit nuk thoshte se dëshmitari e informoi të dyshuarin se kishte qenë i dyshuar.

 “Thirrja për gjyq specifikonte se Djurici duhet të vinte si i dyshuar. Nuk mbaj mend se kush saktësisht tha se kishte statusin e të dyshuarit, por ky është zakonisht vendim i ekipit. Prokurori duhet ta aprovojë vendimit”, tha Jean Gagnon, duke shtuar se ai vetë nuk e kishte parë thirrjen e shkruar për gjyq.

Gjyqi është caktuar të vazhdojë të hënën, më 27 shkurt.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus