Lajm 17 Apr 12

Tuxhman Kërkoi të Kishte Kontroll Mbi Paramilitarët

Kryeministri kroat gjatë kohës së luftës, Franjo Greguric, dëshmoi të hënën se ish-presidenti kroat Tuxhman kërkoi në nëntor të vitit 1991 të kishte kontroll mbi njësitet paramilitare.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Duke dëshmuar në gjyqin e Tomislav Mercepit, Greguric kujtoi se në seancën e qeverisë më 14 nëntor 1991, presidenti i asaj kohe Franjo Tuxhman urdhëroi Ministrinë e Brendshme të kontrollonte njësitë paramilitare në fushë të betejës.

Greguric shtoi se nuk e njihte Mercepin personalisht dhe as nuk dinte ndonjë gjë për aktivitetet e tij gjatë luftës.

Ish-prokurori publik kroat, Vladimir Seks, dëshmoi gjithashtu të hënën në gjyqin e Mercepit, i cili është paditur se ka urdhëruar personalisht arrestimin e paligjshëm, torturimin dhe vrasjen e civilëve serbë në vitin 1991, në Zagreb dhe zonat përreth, si dhe në qytetet Kutina dhe Pakrac.

Mercep, këshilltar në Ministrinë e Brendshme, gjatë kohës së luftës, akuzohet për kapjen e paligjshme të 52 personave, nga të cilët 43 u vranë dhe tre u zhdukën.

Seksi tha se Mercepi ishte “lideri jozyrtar” i njësisë policore të njohur si “Mercepovci”, edhe pse nuk u emërua kurrë zyrtarisht si komandanti i saj dhe se nuk kishte asnjë gradë ushtarake. Konfirmoi gjithashtu se Mercepi ishte këshilltar në Ministrinë e Brendshme.

Seksi tha se dëgjoi për ngjarjet në Pakracka Poljana kur u bë prokuror publik në Kroaci, në prill të 1992. Shtoi gjithashtu se ka parë disa dokumente ligjore të cilat dëshmojnë se civilët u kapën në Pakracka Poljana.

Gjyqi do të vazhdojë të martën.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus