Lajm 25 May 12

Tudjman e Dinte për Torturat në Kerestinec

Ish-shefi i inteligjencës ushtarake në Kroaci, Josip Perkovic, dëshmoi se presidenti kroat, Franjo Tudjman, ishte në dijeni për torturat që ndodhën në burgun ushtarak në Kerestinec.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Perkovic dëshmoi të enjten në gjyqin e pesë ish-ushtarëve kroatë, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve të Kroacisë, se ai personalisht e informoi presidentin Tudjman; Gojko Susakun, ministrin e Mbrojtjes në atë kohë, dhe Josip Manolicin, shefin e shërbimeve sekrete të asaj kohe.

Pavarësisht informacionit, krimet e dyshuara të kryera në Kerestincec nuk janë hetuar për njëzet vjet.

Perkovici konfirmoi se në Kerestinec ekzistonte një zonë e njohur si “dhoma e zezë”, ku burrat dhe gratë u torturuan fizikisht dhe psikologjikisht dhe u abuzuan seksualisht.

Sipas Perkovicit, informacioni për torturat në Kerestinec ishte dhënë më parë nga Komisioni i Kryqit të Kuq për të Burgosurit e Luftës.  Sidoqoftë, ai nuk qartësoi nëse e kishte fjalën për komisionin kroat të Kryqit të Kuq, apo atë ndërkombëtar.

Perkovici dërgoi vartësin e tij Ivan Ivankovicin në Kerestincec për të gjetur se çfarë po ndodhte atje. Ivankovici konfirmoi se “dhoma e torturave” ekzistonte dhe tha se Stjepan Klarici ishte komandanti i burgut.

Perkovici tha se burgu në Kerestinec nuk ishte nën komandën e inteligjencës ushtarake, por se “ai urdhëronte ndërrimin e rojeve”. Nuk e qartësoi se si mund të jepte urdhra, nëse burgu ishte jashtë komandës së tij.

Komandanti i burgut në Kerestinec, Stjepan Klaric dhe katër vartësit e tij, Drazen Pavlovic, Viktor Ivancin, Zeljko Zivec dhe Goran Strukelj, akuzohen për torturimin fizik dhe psikologjik të të burgosurve, dhe abuzimin seksual të të burgosurave femra, gjatë gjysmës së dytë të vitit 1991, dhe muajve të parë të vitit 1992.

Burgu gjendej në ish-bazën ajrore në Kerestinec të Armatës Popullore Jugosllave, JNA, afër kryeqytetit kroat, Zagreb.

Gjyqi do të vazhdojë të premten, kur pritet që të dëshmojë Ivan Ivankovic.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus