Një film për hetimin e krimeve të luftës që ekspozon një konspiracion të qeverisë u shfaq për herë të parë të hënën.
Në premierën e “Ustanicka Ulica”, me regjisor Miroslav Terzic, producent Gordan Kicic dhe aktor Rade Serbedzija, bashkë me pjesën tjetër të ekipit, habitën audiencën dhe fituan një duartrokitje të fortë.
Midis disa mijëra njerëzve, të pranishëm ishin dhe Dragan Sutanovac, ministër i Mbrojtjes; prokurori i krimeve të luftës, Vladimir Vukcevic dhe zëvendësi i tij Bruno Vekarici, si dhe Vincent Degert, kryetari i delegacionit të BE-së në Serbi.
Regjisori Terzic u tha gazetarëve se filmi trajton tema që ndodhën kohë me parë, por që ende ndjekin si hije Serbinë.
“Ky është një film për një kohë që ka kaluar, por nën hijen e të cilës ende jetojmë”, tha ai.
“Heronjtë tanë janë përfshirë në labirintin e krimit, mekanizmat, politikat dh e intrigat e tij”, tha Terzici, para premierës.
Debutimi i Terzicit si regjisor, “Ustanicka Ulica”, flet rreth një prokurori të ri, i cili merret me një rast krimesh lufte në dukje i mbyllur.
Më vonë, ai gjen një lider paramilitar që jeton me identitet fals. Provat e çojnë prokurorin e ri në rrethet e lartë të policisë serbe dhe sistemit gjyqësor, si dhe në telashe.
Gordan Kicic i cili luan rolin e prokurorit të ri, Dusan, u tha gazetarëve se filmi është rezultatit i hulumtimeve dhe rrëfimeve të njerëzve të përfshirë në krime lufte, si dhe këshillave të prokurorëve.
“Kemi punuar për pesë vjet në këtë film, sepse donim që të hynim thellë në temë. Isha shumë i interesuar në punën e prokurorëve, e cila është e vështirë dhe delikate, veçanërisht mënyra se si i mbledhin provat rreth ngjarjeve që kanë ndodhur 20 vjet më parë”.
“Ustanicka Ulica” do të jetë në kinematë serbe që prej 15 marsit.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us