Lajm 08 Jan 13

Tribunali i Hagës Dëgjon Dëshminë për Varrin Masiv

Gjyqi i ish-liderit serb të Kroacisë, Goran Hadzic, filloi për vitin 2013 me dëshminë për zhvarrosjen e viktimave të krimeve të luftës nga varret masive.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Davor Strinovic, ekspert mjekësor kroat, i cili ishte pjesë e komisionit të ngarkuar për gjetjen e personave të zhdukur, tha se ndihmoi në zhvarrosjen e trupave në fermën Ovcara, afër qytetit të Vukovarit, dhe në fshatrat kroate Dalj, Erdut dhe Lovas, ku janë kryer krime lufte nga forcat serbe.

Sipas prokurorisë së Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, Hadzici ishte përgjegjës për krimet e kryera në ato zona.

Strinovic prezantoi raportet për zhvarrosjen e rreth 100 personave, të gjetur në fillim të viteve 1990-të në këto tre fshatra dhe një raport për varrin masiv në Ovcara, ku u gjetën 200 trupa.

“Zhvarrosjet filluan në vitin 1996, duke qenë se autoritetet lokale serbe dhe Armata Popullore Jugosllave, për një kohë të gjatë kundërshtuan këtë kërkesë [të Kroacisë]. Kjo ka ndikuar dekompozimin e trupave”, tha Strinovic.

Pas rënies së Vukovarit nën forcat serbe, në nëntor të vitit 1991, qindra të burgosur u ekzekutuan në fermën Ovcara.

Tribunali i Hagës ka dënuar deri më tani ish-kolonelë të Armatës Jugosllave, Mile Mrksic dhe Veselin Sljivancanin, me 20 dhe 10 vjet burgim, secili, për krimet në Ovcara.

Hadzici përballet me 14 akuza për krime lufte, përfshirë persekutim, zhdukje dhe tortura të civilëve joserbë nga Kroacia, mes viteve 1991 dhe 1993.

Gjatë luftës në Kroaci, ai ishte presidenti i Krahinës së vetëshpallur autonome serbe të Slavonisë, Baranjës dhe Sremit Perëndimor, dhe më pas u bë president i Republikës së Krajinës Serbe.

Sipas aktpadisë së Tribunalit të Hagës, Hadzic ishte pjesë e një aksioni të përbashkët kriminal, bashkë me ish-liderin e Serbisë, Slobodan Milosevic, komandantin paramilitar, Zeljko Raznatovic (i njohur gjithashtu si Arkan) dhe kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Seselj.

Gjyqi do të vazhdojë të enjten.

blog comments powered by Disqus

Goran Hadzic at the Hague

Background

Dëshmitarët e Karaxhiqit i fajësojnë ‘myslimanët ekstremistë’ për luftën

Serbët e Bosnjës nuk ishin përgjegjës për shpërthimin e luftës në rajonin e Krajinës në veri të Bosnjës, dëshmuan tre dëshmitarë në gjykimin e Radovan Karaxhiqit.

Karadzici Donte “Gjendje të Padurueshme” në Srebrenicë

Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.

Subscribe to Our Newsletter