Lajm 10 Dec 12

Transparency International: Gjyqësori i Bosnjës i Politizuar

Problemet më urgjente të gjyqësorit në Bosnjë janë politizimi, grumbullimi i rasteve, metoda e dobët e financimit dhe dështimi për të gjykuar zyrtarët e lartë të korruptuar, thotë një studim i Transparancy International.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Dega në Bosnjë e organizatës Transparaency International ka paraqitur të premten në një konferencë të organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, gjetjet e studimit për Sistemin Kombëtar të Integrimit, që vlerëson institucionet e rëndësishme për sistemin e anti-korrupsionit.

Studimi specifikon se gjyqësori në Bosnjë dhe Hercegovinë ende paraqet dobësi të shkaktuara nga struktura komplekse shtetërore dhe presionet politike në gjyqësor.

“Një nga problemet kyç është politizimi - presioni politik në gjyqësor, që ka kulmuar në vitin 2012 me propozimin e partive politike të Republikës Srpska që Gjykata dhe Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës të shpërbëhet”, tha Lejla Ibranovic nga Transparency International.

Si çështje tjetër, ajo citoi “financimin problematik” të gjyqësorit, nga 14 burime të ndryshme buxhetore, kapacitetet e të cilave dhe burimet financiare janë të paqëndrueshme dhe të shpërndara në mënyrë jo të barabartë. Ajo shtoi se ka problem me një numër të madh rastesh të grumbulluara.

Çfarë është veçanërisht shqetësuese është çka është theksuar në hulumtimet dhe raportet vendore dhe ndërkombëtare, se gjykimi i zyrtarëve të lartë për korrupsion nuk ekziston”, tha Ibranovic.

Transparency International ka publikuar indeksin për korrupsion të këtij viti, sipas të cilit Bosnja është në vendin e 72-të nga gjithsej 176 vende.

Studimi ka vlerësuar si tepër të dobët gjithashtu punën e fuqive legjislative dhe ekzekutive, sektorin publik, agjencinë anti-korrupsion dhe partitë politike.

Studimi ka nxjerrë si përfundim se situata e mediave në Bosnjë nuk ka përparuar për vite, dhe se mediat janë nën influencë të partive politike.

Institucionet e auditimit dhe organizatat ndërkombëtare patën pikët më të larta në studim.

Është arritur në përfundimin se të gjitha këto problem varen në vullnetin e liderëve politikë dhe situatës politike në vend.

“Lajm i keq për Bosnjën është se nuk kemi pasur vullnetin për të luftuar korrupsionin. Elitat politike nuk kanë bërë kurrë asnjë reformë anti-korrupsion”, tha Srdjan Blagovcanin, drejtori ekzekutiv i Transparency International në Bosnjë.

Transparency International është një OJQ që monitoron dhe publikun korrupsionin e korporatave dhe atë politik rreth botës.

Në konferencën e organizuar nga Transparency International në Sarajevë, në bashkëpunim me parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, morën pjesë politikanë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

disidenti-kroat-kishte-frikë-se-mos-rrëmbehej-nga-spiunët-jugosllavë

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor