Profil 23 Feb 13

Talat Xhaferi: Shefi Kontrovers i Mbrojtes në Maqedoni

Grindja ka nisur për shkak të emërimit të ish komandantit rebel shqiptar i bërë politikan, Talat Xhaferi si ministër i ri i mbrojtes në Maqedoni.

Sase Dimovski
BIRN
Shkup

Ministri i Mbrojtjes, Talat Xhaferi | Foto nga: morm

“NLA-ja [Ushtria Kombëtare Clirimtare e rebelëve shqiptarë] është tani në krye të ushtrisë”, tha partia e Xhaferit, parteri në koalicion me Bashkimin Demokratik për Integrim, në faqen e saj në Facebook pas miratimit të tij këtë javë.

Por emërimi ka shkaktuar reagime nga veteranët maqedonas të konfliktit të vitit 2001 mes rebelëve shqiptarë dhe forcave të qeverisë, që kanë kërcënuar se do të protestojnë kundër ministrit të ri i cili një herë e një kohë ka luftuar kundër tyre si komandanti i Brigadës së 116-të të NLA-së.

“Si rezultat i njësive të udhëhequra nga Xhaferi dhe plumbat e tyre, nuk kam gjysmën e organeve” tha gjenerali në pension Stojance Angelov për BIRN-in, duke treguar plagët dhe një shenjë që e kujtojnë ende për operacionet e shumta që pati në vitin 2001.

Angelovi tani udhëheq partinëe vogël opozitare Dinjiteti që përfaqëson veteranët e luftës maqedonase.

Ndërkohë Xhaferi ka këmbëngulur se qëllimi i tij është t’i bëjë forcat e armatosura “simbol i bashkëjetesës, tolerancës dhe respektit për dallime”.

Ai ka lindur në vitin 1962 afër qytetit të Gostivarit, në perëndim të Maqedonisë.

Ai u largua nga Maqedonia kur ishte adoleshent, dhe u edukua në një shkollë ushtarake në Beograd, kryeqytetin e shtetit të atëhershëm të Jugosllavisë, ku më vonë hyri në Armatën e Popullit Jugosllav dhe përparoi me grada deri kur shteti federal u shpërbë në fillim të viteve 1990.

Pas deklaratës për pavarësi në vitin 1991 në Shkup, Xhaferi u bë oficer me gradë të lartë në ushtrinë e sapo-formuar maqedonase.

Ai u vendos në Tetoëve, qyteti ku pati më shumë luftime gjatë konflktit të shkurtër por të dhunshëm të vitit 2001.

Kur filloi konflikti i vitit 2001, Xhaferi e la ushtrinë dhe iu bashkua njësive guerile shqiptare që luftuan kundër forcave maqedonase të sigurisë.

Brigada e tij e 116-të e NLA-së kishte aktivitete ushtarake në Gostivar, por shumë pak dihet për aktivitetet e tij gjatë asaj periudhe. 

Në biografinë zyrtare të uebfaqes së ministrisë së mbrojtjes nuk përmendet se cfarë ka bërë gjatë vitit 2001. 

Konflikti përfundoi në të njejtin vit me nënshkrimin e marrëveshjes së paqes në Ohër që i dha më shumë të drejta shqiptarëve.

Si rezultat, Xhaferit dhe bashk-lufëtarëve të tij iu dha aminsti nga shteti. 

Për shqiptarët, miratimi i një ish komandanti të NLA-së është një fitore  e madhe për krahun ushtarak të ish NLA-së që është tani pjesë e BDI-së. 

Deri më tani, veteranët kanë qenë të vecuar nga partia dhe pothuajse asnjëherë nuk janë miratuar në pozita të larta.

Menjëherë pas fundit të konfliktit, Xhaferi iu bashkua BDIs-së, që ishte bërë partia e vetmë më popullore mes shqiptarëve në Maqedoni dhe ka qenë rregullisht pjesë e qeverisë.

Nga viti 2004 deri në 2006, Xhaferi shërbeu si zëvëndës ministri i mbrojtjes.

Disa ish kolegë thanë se ishte njeri i drejtë i cili nuk diskriminon për nga etnia.

“Kam punuar në kabinetin e zëvëndës ministrit të atëhershëm. Kur erdhi [Xhaferi] solli me vete një ndihmëse shqiptare por nuk ishte i kënaqur me punën e saj dhe vendosi të më mbante mua. Më tha se kishte nevojë për dikë që i dinte gjërat, dhe se kombësia nuk është e rëndësishme”, tha për BIRN-in një grua maqedonase që kërkoi ti ruhet anonimteti.

Në vitin 2008, Xhaferi u bë deputet në parlament, rol të cilin e mbajti deri në emërimin si ministri i ri i mbrojtes.

Ai u vu në qendër të vëmëndjes vjeshtën e shkuar kur bllokoi miratimin e një ligji kontrovers për ushtrinë duke bërë fjalime maratonë.

Duke përdorur mungesën procedurale që nuk vendos limit në kohëzgjatjen e një fjalimi në komisionin ku ngeci drafti, Xhaferi luajti me durimin e kolegëve të tij. 

Iu desh ta dëgjonin tek lexonte poezi, duke cituar letërsi dhe raporte të huaja për Maqedoninë, duke mërmëritur ose thjesht duke qëndruar i heshtur, duke pritur për kohën të kalojë.

Ligji synon ti japë beneficione veteranëve maqedonas të luftës, duke përjashtuar ish luftëtarët e NLA-së, dhe drafti që u propozua nga partia kryesore qeverisëse VMRO DPMNE ishte i papranueshëm për BDI-në. 

“BDI-ja dhe unë do të bëjmë cdo gjë që mundemi për të bllokuar këtë ligj”, tha Talat Xhaferi për gazetarët. 

Sidooqftë, nuk dihet qëndrimi i tij i tanishëm si ministër i mbrojtjes për legjislacionin e propozuar që është ende ne parlament. 

Emërimi i Xhaferit ishte pjesë e ri-sistemimit të ministrave shqiptarë në kabinet, sipas një marrëveshje të partisë qeverisëse VMRO DPMNE dhe partnerit BDI.

Ri-sistemimi ndodhi pasi disa ministra shqiptarë dhanë dorëheqje për të kandiduar për postin e kryebashkiakut në zgjedhjet lokale të Marsit.

Lëvizja ka shkaktuar shumë kritika për kryeministrin dhe liderin e VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, me disa poste të fundit në faqen e tij në Facebook duke quajtur emërimin “tradhti” dhe “poshtërim për ushtrinë”

Në biografine e tij në uebfaqen e ministrisë, Xhaferi thotë se flet shqip, maqedonisht, serbo-kroatisht, dhe anglisht.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Sfond

gjyqësori-serb-ende-i-ndikuar-nga-qeveria-anketa-nxjerr-në-pah

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor