Lajm 10 Apr 12

SRS: Shëndeti i Seseljit në Rrezik

Partia Radikale Serbe, SRS, thotë se gjendja shëndetësore e liderit të tyre u përkeqësua të hënën dhe se është shumë sëmurë.

Sipas deklaratës së partisë së tij, Vojislav Seselji, i cili po pret për gjykimin për krime lufte nga ICTY, ka kërkuar një ekzaminim të ri mjekësor qëkur shëndeti i tij u përkeqësua.

Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, tha se shëndeti i Sesejlit nuk ka ndryshuar, por se nuk mund të japin komente të tjera, sepse Seselji ka ndaluar që të dhënat e tij mjekësore të bëhen publike.

Sidoqoftë, Këshilli Kombëtar Serb për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës thotë se Seselji është ekzaminuar nga mjekët të hënën dhe se është duke marrë një terapi të re.

Më parë, më 27 mars, Serbia dërgoi një garanci të pakërkuar për një lirim të tij të përkohshëm deri sa të shqiptohet dënimi.

Rasim Ljajic, shefi i Këshillit Kombëtar Serb për Bashkëpunimin me Tribunalin e Hagës, i cili i dërgoi një letër garancie ICTY-s, tha se mori një konfirmim se ICTY do të ketë në konsideratë garancinë në rast se Sesejli dorëzon një mocion për lirim të përkohshëm.

Sipas Ljajicit, në përgjigje të garancisë së Këshillit, gjyqtari kryesues Antaonetti prezantoi dy opsione për lirimin e mundshëm të Seseljit.

Nëse Seselji kërkon të lirohet sërish, ICTY do të kontaktojë Këshillin për të ditur nëse Serbia ende është e përgatitur të japë garanci që Seselji  do të kthehet në gjykatë për dënimin e tij.

Opsioni i dytë është se komisioni i shëndetësisë i ICTY-s do të japë një raport për efektin e që paraburgimi i mëtejshëm do të ketë në shëndetin e Seseljit, i cili pastaj do të përdoret si bazë për lirimin e tij.

Deri më tani, Seselji nuk ka kërkuar të lirohet, konfirmoi ICTY për BIRN-in.

Më parë, gjatë argumenteve të tij mbyllëse të prezantura më 24 mars, Seselji kërkoi t’i jepet lirim i përkohshëm, por kjo kërkesë u refuzua duke qenë se nuk kishte garanci se do të kthehej në paraburgim në ICTY.

Duke qenë se zgjedhjet në Serbi janë vendosur të mbahen më 6 maj, dhe fushata ka nisur, disa vëzhgues besojnë se nëse kthehet në Serbi, Seselji mund t’i bashkohej partisë së tij për të kandiduar për zgjedhje.

Tashmë, është në listën e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa bashkëshortja e tij, Jadranka, është kandidate për presidente nga Partia Radikale Serbe.

Sidoqoftë, ICTY mund ta ndalojë Seseljin të marrë pjesë në politikë, dhe në këtë rast shteti do të duhej të raportonte në ICTY për aktivitetet e tij ditore.

Vojislav Seselji u akuzua në 2003 nga Tribunali i Hagës për persekutime në baza politike, racore dhe fetare, si dhe për dhunim të zakoneve të luftës gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, nga 1991 deri më 1993.

Ai akuzohet gjithashtu se ka urdhëruar spastrimin etnik të joserbëve nga territoret e Kroacisë lindore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe provincës serbe të Vojvodinës.

Seselji ka qenë në paraburgim që nga 24 shkurti 2003, kur u dorëzua vullnetarisht në Tribunalin e Hagës.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus