Lajm 18 Apr 12

Srebrenicë: I pandehuri Pranon se Vrau 177 Boshnjakë

Në gjyqin për gjenocid në Srebrenicë, i pandehuri Stanko Kojic tha se ka marrë pjesë në vrasjet në fermën në Branjevo, në korrik të vitit 1995, dhe se Shërbimi i Sigurimit të Shtetit Serb u njoftua për masakrën.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Duke dëshmuar gjatë mbrojtjes, Kojic tha se pas ngjarjeve në Branjevo në korrik të 1995-ës, i tha Momir Gavrilovicit, në atë kohë shef i Sigurimit të Shtetit Serb, se ushtarët serbë të Bosnjës kishin vrarë 177 persona.

“Pas ngjarjeve në Branjevo nuk mund të flija. Sa herë më zinte gjumi shihja koka njerëzish, dëgjoja të bërtitura... I tregova për gjithë këtë Gavrilovicit, por nuk me besoni. Me pyeti nëse po merrja ilaçe. Tha se nëse ajo që po i thoja ishte e vërtetë, do të na arrestonin të gjithëve”, tha Kojic.

Prokuroria e akuzon Kojicin, bashkë me Franc Kosin, Vlastimir Golijanin dhe Zoran Goronjën, për përfshirje në vrasjet e më shumë se 800 burrave dhe djemve në korrik të vitit 1995, në fermën në Branjevo në Bosnjën lindore, pas rënies së “zonës së sigurt” të OKB-së, në Srebrenicë.

Sipas aktpadisë, Kos ishte komandanti i Togës së Parë i Skuadrës Komando të ushtrisë serbe të Bosnjës, ndërsa Kojici, Golijani dhe Goronja ishin anëtarë të njësisë.

Pas masakrës, Kojic u qëllua, dhe ndërsa po shërohej në Serbi, tha se Shërbimi i Sigurisë së Shtetit Serb e mori në pyetje rreth ngjarjeve në fermën në Branjevo.

Kojic tha se në Branjevo numëroi 177 trupa të vdekur, por se kishte edhe disa ushtarë të tjerë të panjohur që po vrisnin gjithashtu, dhe se nuk i numëroi personat që ata ushtarë vranë.

“Janë njerëz, duheshin numëruar. Edhe kur vriten pula, numërohen, lëre më njerëzit. Ecja vazhdimisht dhe numëroja. Mund të kem gabuar me një ose dy persona”, tha Kojic, duke iu përgjigjur  Dusko Tomicit, avokatit të të pandehurit, Kos, i cili e pyeti se pse i numëroi të vdekurit.

Dëshmia e Konjicit shënon fundin e seancave dëgjimore të provave. Prokuroria është caktuar të paraqesë argumentet e saj mbyllëse më 11 maj.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus