Në gjyqin për gjenocid në Srebrenicë, tre dëshmitarët e palës mbrojtëse, thanë se i pandehuri Zoran Ilic ishte në Bratunac, dhe jo në Kravicë, në kohën kur u bënë vrasjet masive.
Dëshmitarët Borivoje Jovanovic, Dragomir Jovanovic dhe Mirko Micic thanë se ishin në një festë në shtëpinë e Ilicit, më 13 korrik 1995.
Ditën e nesërme të gjithë shkuan në stacion të autobusit për t’u takuar me vëllanë e Ilicit, i cili po shkonte ushtar.
Dëshmitari tha se Zoran Ilic ishte gjatë gjithë kohës me ta, dhe për më tepër, ishte i shoqëruar me policë gjatë gjithë kohës.
“E di se Zorani ishte në Serbi dhe se u arrestua nga policia atje. Për këtë arsye e shoqëronte policia, që mos të arratisej”, tha dëshmitari Borivoje Jovanovic.
Zoran Ilic dhe i pandehuri tjetër Dragan Neskovic, të dy ish-anëtarë të policisë speciale të Republikës Srpska, akuzohen se kanë marrë pjesë në kapjen e burrave boshnjakë, më 13 dhe 14 korrik në vitin 1995, të cilët më pas u ekzekutuan në një fermë në fshatin Kravicë.
Sipas aktpadisë, Ilici qëlloi nga një automatik në trupat e të burgosurve tashmë të ekzekutuar, ndërsa Neskovici urdhëroi vrasjen e dy të burgosurve.
Ilic akuzohet gjithashtu për vrasjen e një të burgosuri në fshatin Jelah, më 17 korrik 1995.
Dëshmitari Mirko Micic tha se erdhi në Bratunac nga Beogradi në korrik 1995 dhe se po ndihmonte në organizimin e festës së lamtumirës së vëllait të të pandehurit Ilic.
“Në festë, gjithashtu dhe ditën më pas, në stacionin e autobusit, Zoran Ilic po shoqërohej nga policia”, tha Micic, duke shpjeguar se i pandehuri ishte dezertor dhe jo anëtar me vullnet i forcave të Republikës Srpska.
Gjyqi është caktuar të vazhdojë më 13 mars.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us