Lajm 26 Mar 12

Srebrenica: Prokuroria Kërkon Dënim Të Gjatë

Prokuroria e Shtetit në Bosnjë ka kërkuar dënim me burgim të gjatë për Zeljko Ivanovicin, i njohur si Arkani, për gjenocidin në Srebrenicë. 

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Në argumentet mbyllëse, prokurori i Shtetit, Dubravko Campara, i bëri thirrje Trupit Gjykues të shpallë Ivanovicin fajtor, duke shtuar se i pandehuri ishte i vetëdijshëm për planin për të asgjësuar boshnjakët në Bosnjën lindore, në korrik 1995.

Prokuroria konsideron se është vërtetuar, pa asnjë dyshim, se Ivanovici mori pjesë, bashkë me persona të tjerë, në vrasjen e 1,0000 boshnjakëve në Kooperativën Bujqësore në Kravicë, më 13 korrik 1995.

“Vrasjet në Kravicë ishin sistematike dhe të planifikuara. I pandehuri dhe ushtarët e tjerë formuan një gjysmë-rreth për të mbuluar të gjitha anët e depos. Pas gjuajtjeve, hodhën bomba nga dera dhe dritaret për t’u siguruar se nuk do të kishte asnjë të mbijetuar, ndërsa Ivanovic shkoi prapa depos për t’u siguruar se asnjë viktimë nuk do të kapërcente nga dritarja”, tha Campara.

Zeljko Ivanovic, ish-anëtar i Skuadrës së Policisë Speciale të dytë në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Republikës Srpska, akuzohet se ka marrë pjesë, në korrik të 1995, në shoqërimin e automjetit me banorët e Srebrenicës nga fshati Sandici në depon e Kooperativës Bujqësore në Kravicë, duke ditur se do të ekzekutoheshin.

Në argumentet e tij mbyllëse, prokurori Campara përmendi veçanërisht një deklaratë të dhënë nga dëshmitari i mbrojtur I3, ish-anëtar i policisë speciale të Republikës Srpska, i cili foli në mënyrë specifike për pjesëmarrjen e Ivanovicit në ngjarjet në Kravicë dhe rreth faktit se anëtarët e policisë speciale ishin të vetëdijshme për planin për Srebrenicën.

“Gjërat duhen thirrur me emrat e tyre të vërtetë. Çfarë ndodhi në Srebrenicë në korrik të 1995-ës, ishte gjenocid. Qëllimi ishte të shkatërrohej grupi i boshnjakëve nga Bosnja lindore”, tha prokurori.

Pala mbrojtëse do të prezantojë argumentet e saj mbyllëse të enjten, më 5 prill.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus