Lajm 02 Apr 12

Srebrenica: I akuzuari e Ka Ndërgjegjen e Qetë

Pala mbrojtëse për Dusko Jevicin i kërkoi gjykatës ta shpallë klientin e tyre të pafajshëm për gjenocid në Srebrenicë.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Gjatë paraqitjes së argumenteve mbyllëse, Vera Lazic, këshilltarja mbrojtëse e Jevicit, tha se i pandehuri ishte në lagjen Potocari në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, ku kishte detyrën e policit, por se nuk ishte i pranishëm para hangarit në Kravicë më 13 dhe 14 korrik 1995, kur u vranë më shumë se 1,000 burra.

Ajo tha se Jevic nuk ka parë personalisht abuzime dhe vrasje në Potocari dhe se askush nuk ka raportuar tek ai për ngjarje të tilla.

“Më 13, korrik, Dusko Jevic shkoi në Zvornik dhe më pas në Bijeljinë, ku ndenji gjatë natës. Shkoi prapë në Bratunac, ditën e nesërme”, tha Lazic.

Jevic akuzohet bashkë me Mendeljev Djuricin, Goran Markovicin dhe Nedjo Ikonicin për gjenocid në Srebrenicë.

Aktpadia thotë se Jevici ishte komandant i Qendrës së Trajnimit të policisë speciale të Republikës Srpska; Djuric dhe Ikonic ishin komandantë kompanie, ndërsa Markovic komandant skuadre.

Lazic theksoi se Jevic merrte urdhra nga Ljubomir Borovcani, i cili ishte komandant i forcave të përbashkëta të policisë gjatë operacionit në Srebrenicë. Tribunali I Hagës e ka dënuar Borovcanin me 17 vjet burgim për krimet e ndodhura atje.

“Aktgjykimi i Tribunalit thotë se Borovcanin nuk e dinte për planin për vrasjet dhe se nuk ishte anëtarë i ndërmarrjes së përbashkët kriminale që kidthe për qëllim zhvendosjen e njerëzve me dhunë. Nëse kjo aplikohet për Borovcanin, atëherë rrjedhimisht aplikohet për Jevicin, vartësin e tij”, tha Lazic.

Në prezantimin e argumenteve të tij mbyllëse, Jevici tha se ishte menaxheri i Qendrës së Trajnimit në malin Jahorina, duke shtuar se nuk ishte njësi, por kamp përqendrimi.

“Ndërsa ishim në Potocari, kryenim detyrat e zakonshme policore duke ruajtur civilët gjatë një evakuimi, i cili ishte i organizuar nga UNPROFOR-i dhe Ushtria e Republikës Srpska”, tha Jevici, duke përsëritur se nuk ishte i pranishëm në Kravicë më 13 dhe 14 korrik.

Sipas Jevicit, detyra tjetër e tij ishte të ndihmonte në kërkim të terrenit. Tha se kjo detyrë u krye “në përputhje me rregullat”.

“Nuk urdhërova asgjë të paligjshme. Nuk mora pjesë në planifikim. Po të kisha kryer ndonjë krim, do kisha qenë gjyqtari i vetvetes. E kam ndërgjegjen e qetë për veprimet që janë përmendur në këtë aktpadi”, tha Jevici.

 Seanca tjetër dëgjimore do të mbahet më 5 prill, të martën, kur pala mbrojtëse për Mendeljev Djuricin, do të paraqesë argumentet e saj mbyllëse.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor