Intervistë 12 Nov 12

Simic: Nuk Ka Paqe Pa Strategji Tranzicionale

I gjithë rajoni i ish-Jugosllavisë ende po jeton në gjendje lufte dhe do të vazhdojë kështu deri sa të gjitha vendet të zgjidhin trashëgiminë e luftës si krimet dhe të drejtat e viktimave, thotë Goran Simic, ekspert i Drejtësisë Tranzicionale në Bosnjë. 

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

I gjithë rajoni i ish-Jugosllavisë ende po jeton në gjendje lufte dhe do të vazhdojë kështu deri sa të gjitha vendet të zgjidhin trashëgiminë e luftës si krimet dhe të drejtat e viktimave, thotë Goran Simic, ekspert i Drejtësisë Tranzicionale në Bosnjë.

Goran Simic, anëtar i grupit ekspert që ka draftuar Strategjinë Tranzicionale të Bosnjës, shpjegon për BIRN-in se mënyra e vetme para për të gjithë rajonin Perëndimor është të bashkëpunojë në zgjidhjen e të kaluarës së luftës.

Simic mendon se është e nevojshme të gjykohen të gjitha rastet e krimeve të luftës, të reformohen institucionet publike në mënyrë që qytetarët e të gjithë etnive të rifitojnë besimin në to dhe të sigurohet që të gjitha viktimat dëmshpërblehen.

“Bosnja dhe Hercegovina është thellësisht e lidhur me Kroacinë dhe Serbinë dhe kjo është arsyeja pse besojmë se duhet t’i zgjidhim të gjitha këto çështje bashkë. Nëse nuk i zgjidhim, atëherë nuk mund të presim se zhvillimi ekonomik dhe anëtarësimi në BE do t’i zgjidhin këto çështje për ne”, thotë Simic.

“Jo vetëm që po jetojmë në të shkuarën e afërt dhe po flasim për vitet 1990-të, por nuk kemi harruar se kush e ka tradhtuar kë në Kosovë, 700 vjet më parë. Po jetojmë në gjendje lufte; veç kemi ndaluar së luftuari me njëri-tjetrin, por ka lloje të ndryshme lufte”.

Simic beson se të gjitha vendet në rajon duhet të krijojnë Strategjitë Tranzicionale të tyre; të ngjashme me dokumentin që ai ndihmoi të draftohej për Bosnjën dhe Hercegovinën.

Ai thotë se një dokument i tillë- që ofron zgjidhje për çështje të ndjeshme si gjetja e fakteve për krimet e luftës përmes dëmshpërblimeve, përkujtimoreve për viktimat dhe reformave institucionale - duhet adoptuar nga të gjitha vendet në rajon.

Sipas Simicit, në gjithë rajonin ka mijëra, ose miliona njerëz, që vuajnë nga traumat e luftës dhe se shtetet nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i mbrojtur dhe ndihmuar këta njerëz.

“Të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë duhen ballafaquar me të shkuarën. Fatkeqësisht ose fatmirësisht, nuk mund të themi se vetëm një palë ishte viktimë dhe tjetra shkaktarja e krimeve”.

“Shtatëmbëdhjetë vjet pas luftës ende nuk i kemi të gjitha faktet për luftën dhe duhet të përpiqemi t’i gjejmë. Kjo është e qartë kur shohim të shkuarën dhe kuptojmë se [në këtë rajon] kemi luftë çdo 50 vjet dhe deri më tani kemi humbur 17 vjet paqe duke mos bërë asgjë”, thotë Simic.

Ai paralajmëron se pikëpamja dominuese e shoqatave të veteranëve të luftës në Bosnjë është se “herën tjetër nuk do të jemi të papërgatitur dhe nuk do të jemi të paarmatosur”.

“Kur dëgjojmë deklarata të tilla, shohim se jetojmë në një gjendje psikologjike në të cilën presim për konflikte të reja në të ardhmen”, shpjegon Simic.

Mënyra e vetme për të shmangur një gjakderdhje tjetër në ish-Jugosllavi, sipas Simicit, është që të gjitha palët “ të gjykojnë dhe dënojnë krimet e kryera nga anëtarët e grupit të tyre kombëtar”

“Nuk mund t’i thuash një fëmije mos të pijë cigare nëse ti pi tre paketa në ditë - kur e bën këtë, kredibiliteti yt nuk ekziston. Çfarë shohim sot në Bosnjë dhe në gjithë rajonin është se vendet i kërkojnë njëri-tjetrit të dënojnë kriminelët, por nuk merren me të tyret”, shpjegon Simic.

Një nga mënyrat për të arritur këtë në Bosnjë dhe Hercegovinë, Simic mendon se është miratimi dhe implementimi i plotë i Strategjisë Shtetërore të Drejtësisë Tranzicionale.

Drafti i Strategjisë është prezantuar në Sarajevë dhe Banjallukë në organizatat e shoqërisë civile dhe pritet të prezantohet së shpejti para Parlamentit të Shtetit.

Sidoqoftë, drafti i Strategjisë është kontestuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, kur përfaqësues të disa OJQ-ve nga Republika Srpska refuzuan të merrnin pjesë në një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar draftin më herët këtë muaj, duke thënë se dokumenti është “ofensiv”.

“Jam i lumtur se të gjithë pajtohen se shoqëria jonë ka nevojë për këtë dokument strategjik, por trishtohem se përfaqësues nga Republika Srspka kanë vendosur të veprojnë në një mënyrë që nuk ofron një zgjidhje konstruktive”, tha Simic.

“Te mos marrësh pjesë në një tryezë të rrumbullakët, mua më duket si lojë fëmijësh që ka për synim vetëm të vonojë dhe zvarrisë procesin e miratimit të Strategjisë që duhet ta kishim bërë dje”, përfundon Simic.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor