Lajm 07 Mar 12

Shtyhet Gjyqi për Kampin Dretelj

Gjyqi i Drazen Mikulicit, i akuzuar për krime në kampin Dretelj në Bosnjë dhe Hercegovinë, është shtyrë derisa dëshmitarët e fundit të prokurorisë, të cilët jetojnë jashtë vendit, të mund të dëshmojnë përmes një video-linku.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Davor Martinovic, avokati i të pandehurit, tha se nuk do të fillojë me prezantimin e provave materiale derisa Emir Djulic dhe Enver Grebovic, dëshmitarët e fundit të prokurorisë, të kenë dëshmuar.

“Pala mbrojtëse nuk do të fillojë me prezantimin e provave të saj, sepse strategjia jonë është të krijojmë një alibi”, tha Martinovic, në konferencën statusore të mbajtur në Gjykatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Prokurorja Remzija Smailagic e informoi Trupin Gjykues dhe palën mbrojtëse se dëshmitarët duan të dëshmojnë dhe se po “presin për detajet për vendosjen e video-linkut”, por se nuk mund të caktojnë kohën e saktë për këtë. 

Prokurorja shpjegoi se Djulici dhe Grebovic, të cilët banojnë në ShBA, nuk mund të udhëtojnë në Bosnjë dhe Hercegovinë për të dëshmuar, për shkak të problemeve financiare.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës e akuzon Mikulicin, se si anëtar i policisë ushtarakë të Këshillit të Mbrojtjes Kroate,  ka trajtuar në mënyre çnjerëzore civilët e burgosur në kampin Dretelj, afër qytetit të Capljinës, midis fillimit të korrikut dhe fundit të gushtit të vitit 1993.

Aktpadia specifikon se Mikulici, i cili ka vepruar vetëm, dhe me persona të tjerë, ka marrë pjesë në raste të shuma të torturimin brutal të të burgosurve, në një mënyrë mizore dhe poshtëruese, duke shkaktuar dhimbje të rënda fizike dhe emocionale, të cilat disa herë përfunduan në vdekje. 

Duke qenë se nuk dihet nëse dëshmitarët mund të ekzaminohen, Stanisa Gluhajic, gjyqtari kryesues i trupit gjykues, tha se vzhdimi i gjyqit do të caktohet në një datë të mëvonshme.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus