Lajm 27 Jun 12

Shtyhen Fjalët Përmbyllëse në Rastin e Gjilanit

Prezantimi i fjalëve përmbyllëse në rastin e grupit të Gjilanit u shty deri në një lajmërim tjetër sepse dokumentacioni i gjykatës nuk ishte përkthyer në shqip sipas afatit të caktuar.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Gjyqtarja Snezana Nikolic  Garotic shpjegoi se përkthimi ishte vonuar për shkak të dokumentacioneve të shumta “pavarësisht përpjekjeve të bëranga përkthyesit”.

Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Faton Hajdari, Samet Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Selimon Sadiki, Agush Memishi, Burim Fazli dhe Shemsi Nuhiu janë akuzuar si anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të vendosur në Gjilan, Kosovë, me akuzat për torturim brutal deri në vdekje të të paktën 80 personave në përiudhën e fillimit të qershorit dhe fundit të dhjetorit 1999.

Sipas aktpadisë së bërë nga prokuroria më 11 gusht, 2009, të paktën 34 persona ende rezultojnë të zhdukur, ndërsa të paktën 153 persona që u burgosën dhe torturuan ilegalisht, ishin liruar më pas.

Të akuzuarit Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Shefqet Musliu, Sadik Aliu, Idriz Aliu dhe Ramadan Halili janë në arrati dhe po gjykohen në mungesë.

Në seancën dëgjimore të së mërkurës, u diskutuan çështje procedurale, përfshirë edhe provat e shkruara.

Gjyqtari Nikolic Garotic prezantoi provat e shkruara të marra nga Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovësnga Gjilani, që thonë se Shemsi Nuhiu nuk ka qenë kurrë anëtar i grupit.

Prokurori Mioljub Vitorovic i kundërshtoi provat, duke thënë se nuk është e pranueshme që të merret prova nga pala e akuzuar.

“Është e papranueshme që të kërkohet një certifikatë nga veteranët e UÇK-së, ndërsa kemi veteran të UÇK-së këtu në gjyq,” tha Vitorovic.

Trupi gjykues u tregoi gjithashtu palëve të interesuara dokumente në lidhje me ngjarjet e vitit 1999, të cilat ishin marrë nga Agjencia e Sigurisë së Informacionit, Agjencia e Sigurisë Ushtarake, EULEX-I, UNMIK-u, KFOR-I, Kryqi i Kuq dhe institucione të tjera ndërkombëtare që ishin të pranishmë në Kosovë gjatë konfliktit.

Gjykata në Beograd dënoi nëntë anëtarë të Grupit të Gjilanit me një total prej 101 vitesh në burg për krime lufte ndaj civilëve më 21 janar, 2011.

Dhoma e Krimeve të Luftës në Gjykatën e Apelit në Beograd ka hedhur poshtë vendimin e 7 dhjetorit, 2011, dhe e ka dërguar rastin për rigjykim.

Trupi Gjykues do të caktojë datën për fjalët përmbyllëse për një kohë të mëvonshme.

 

blog comments powered by Disqus