Lajm 18 May 12

Shpallet Fajtor për Vrasjet në Paulin Dvor

Ish-ushtari kroat Enes Viteskic u dënua të enjten me 11 vjet burgim për vrasjen e 19 civilëve të moshuar serbë dhe hungarezë, në fshatin Paulin Dvor në Kroacinë jugore.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Ky ishte gjyqi i tretë për Enes Viteskicin në Gjykatën e Kantonin në Osijek. Veteskic u gjykua në vitin 2004 dhe 2007 dhe u lirua në të dyja rastet. Gjykata Supreme e Kroacisë e hodhi poshtë gjykimin të dyja herët dhe urdhëroi për rigjykim.

Në seancën gjyqësore të enjten, gjyqtari kryesues, Darko Kruslin, shpjegoi se “provat e paraqitura në gjykatë tregojnë se Viteskici ishte një nga autorët e krimit”.

Nikola Ivankovic po vuan 15 vjet dënim për të njëjtin krim, pasi u shpall fajtor në gjyqin e parë në vitin 2004.

Viteskic dhe Ivankovic janë ish-anëtarë të Brigadës së 130-të të Ushtrisë Kroate. U paditën për vrasjen e 18 të moshuarve serbë dhe hungarezë më 11 dhjetor 1991, në fshatin Paulin Dvor, afër Osijekut.

Sipas aktpadisë, vendosën të kryejnë krimin pasi morën vesh për vdekjen e njërit prej shokëve të tyre.

Krimet e kryera në Paulin Dvor ishin të panjohura për publikun deri në fillim të viteve 2000, kur gazetari kroat Drago Hedl i publikoi në magazinën “Feral Tribune”.

Hedl dokumentoi detaje të pazakonta për krimin. Trupat e viktimave ishin transferuar fshehtë nga shtëpia ku ishin vrarë, në një depo ushtarake afër Osijekut, ku ishin fshehur deri në janar të vitit 1997.

Në janar të vitit 1997, trupat ishin transferuar përsëri në një varr masiv, 500 kilometra larg nga Osijeku, në Rizvanusa afër Gospicit në Kroacinë qendrore.

Transferimi ishte bërë nga shërbimi sekret i ushtrisë kroate, me dijeninë e plotë të zyrtarëve më të lartë, duke përfshirë shefin e shërbimit sekret ushtarak të Kroacisë, Miroslav Tudjman, djali i presidentit kroat të asaj kohe, Franjo Tudjman.

Transferimi i trupave nuk ishte hetuar asnjëherë nga gjyqësori kroat. Viteskic dhe Ivankovic janë dy burrat e vetëm që janë në gjyq për krimin.
Pasi trupat u gjetën, u sollën përsëri në Paulin Dvor dhe u varrosën .

Presidentët kroatë dhe serbë, Ivo Josipovic dhe Boris Tadic, e vizituan varrezën dhe vunë kurora lulesh në varret e viktimave gjatë vizitës së përbashkët në varrezat e viktimave kroate dhe serbe në Vukovar dhe Paulin Dvor, në nëntor të vitit 2010.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus