Lajm 17 May 12

Shpallet Fajtor për Krime e Luftës në Focë

Gjykata e Qarkut në Trebinje, në Republikën Srpska, shpalli Ranko Stevanovicin fajtor për krimet e luftës të kryera në Focë në vitin 1992 dhe e dënoi me 14 vjet burgim.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Gjyqtari kryesues, Dusko Popic, tha se ishte caktuar, “pa asnjë dyshim të arsyeshëm”, se Stevanovici kishte marrë pjesë në krimet ndaj civilëve boshnjakë në qytetin e Focës, më 1992.

Aktgjykimi thotë se Stevanovici është fajtor për rrahjen dhe përdhunimin e V. S. nga Foca, më 6 maj 1992.

Më 15 gusht 1992, ai përdhunoi Z. M. para familjes së saj në shtëpinë e tyre në fshatin Krivaja, afër Focës. Më pas vrau katër anëtarë të familjes së saj dhe i vuri flakë shtëpisë dhe fermës. Z. M arriti të arratisej.

Pas shpalljes së vendimit, paraburgimi për Stevanovicin u zgjat edhe 90 ditë më tepër.

Ai ka të drejtë të apelojë aktgjykimin në Gjykatën Supreme të Republikës Srpska.

Sipas gjykimeve të ndryshme të Tribunalit të Hagës, në prill të vitit 1992, forcat serbe pushtuan Focën dhe zonat përreth, që kishin shumicë popullsie boshnjake.

Pushtimi u vijua nga një fushatë e gjerë shkatërrimi, vrasjesh dhe terrori ndaj joserbëve. Dhjetëra gra dhe vajza boshnjake u ndan nga burrat, u burgosën dhe përdhunuan në vendndodhje të ndryshme.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus