Lajm 26 Jun 12

Shpallen Fajtorë për Krime në Lovas

Trupi Gjykues i Gjykatës Speciale në Beograd shpalli 14 ish anëtarë të forcave të Mbrojtjes Territoriale fajtorë për krime lufte në fshatin Kroat të Lovas.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Gjyqtarja kryesuese, Olivera Andjelkovic, tha se të akuzuarit janë fajtorë sepse në tetor dhe nëntor të vitit 1991 kanë dhunuar ligjin ndërkombëtar duke vrarë 40 civilë kroatë dhe trajtuar në mënyrë cnjerëzore dhe torturuar të paktën 100 banorë të Lovasit.

“Të akuzuarit nixtwn dhe kryen vrasje, morën civilë nga shtëpitë e tyre, i vranë, dhe i hodhën në kanal, dhe forcuan civilë të tjerë të mblidhnin trupat e vdekur në fshat. Shtatëmbëdhjetë persona të tjerë humbën jetët e tyre në fusha të minuara,” tha Andjelkovic.

Ljuban Devetak u dënua me 20 vjetë burgim, Milan Devcic me dhjetë, Milan Radojcic me 13, dhe Zeljko Krnjajic me dhjetë vite.

Katër ish anëtarë të Ushtrisë së Popullit Jugosllav u dënuan gjithashtu- Miodrag Dimitrijevic me dhjetë vite burgim, Darko Peric dhe Radovan Vlajkovic me pesë vjetë secili, dhe Radislav Josipovic me katër vite burgim.

Ish anëtarët e grupit paramilitar të Dushanit të Madh, Jovan Dimitrijevic dhe Zoran Kosijerit u dënuan me tetë dhe nëntë vite respektivisht, Sasa Stojanovic me 8 vite, Petronije Stevanovic me 14 vjetë, dhe Aleksandar Nikolaidis dhe Dragan Bacic me gjashtë vite burgim.

Duke shpjeguar aktgjykimin për Devetakun, Gjyqtarja Andjelkovic tha se si lider i administratës ushtarako-civile, ai kishte përgjegjësinë më të madhe për krimet.

Gjyqtarja i kujtoi gjithashtu gjykatës se dëshmitarët kanë pasur presione të shumta gjatë gjyqit, që rezultoi në ata duke ndryshuar deklaratat e tyre. Dy nga të akuzuarit Nikolaidis dhe Krnjajic, si dhe të tjerët kishin paralajmëruar gjithashtu për këto presione.

Andjelkovic tha se ishte për t’u ardhur keq që pjesëmarrja e Ushtrisë së Popullit Jugoslav në krime që janw kryer në këtë pjesë të Kroacisë nuk u  vërtetuan.

Aktpadia e vitit 2007 i akuzon 14 persona për vrasjen e 22 civilëve në shtëpitë dhe oborret e tyre gjatë sulmit në Lovas më 10 tetor, 1991, dhe 23 persona të tjerë të cilët ishin vrarë në burgje të improvizuara deri më 18 tetor të të njejtit vit.

22 civilë të tjerë ishin vrarë më 18 tetor, 1991, kur ishin detyruar të ecnin përmes një fushe të minuar. Tre civilë të tjerë vdiqën në akte të rëndomta lufte.

Zëvendës prokurori për krime lufte, Bruno Vekaric tha se prokuroria është e kënaqur me aktjgykimin, duke qenë se dënimi maksimal për një krime lufte është 20 vite burgim, dhe nuk do ta apelojë aktgjykimin.

“Ky aktgjykimin është qartë një mesazh respekti ndaj viktimave, por është gjitashtu një kërkesë ndjesë për ata, për cdo gjë që vuajtën në atë zonë në vitetet e pafata të 1990,” shtoi Vekaric.

Ai e uroi Trupin Gjykues për durimin ndaj presioneve që kanë marrë gjatë gjyqit të gjatë katër vjecar.

Aktgjykimi mund të apleohet. Periudha kohore për të hedhur një apel është zgjatru nga 15 ditë që ka qenë deri më tani, deri në 30 ditë.

blog comments powered by Disqus