Lajm 28 May 12

SHBA: Në Rajon, Minoritetet Diskriminohen

Raportet e Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara për ish-republikat e Jugosllavisë njohin se diskriminimi ndaj minoriteteve dhe gjyqësori joefikas, janë shpesh shkaqe të shkelje të të drejtave të njeriut.

Milena Misosevic
BIRN
Podgoricë

Raportet për praktikat e të drejtave të njeriut për vitin 2011, në gjithë botën, u lëshuan nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së, të enjten.

Ato tregojnë se diskriminimi ndaj minoriteteve etnike është një problem kyç në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Serbi dhe Kroaci, ku dhuna sporadike ndaj romëve dhe serbëve ka vonuar restaurimin nga konfliktet e viteve 1990-të.

Në Maqedoni, tensionet midis shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve janë një shkak i veçantë për shqetësim, bashkë me diskriminimin ndaj romëve dhe komuniteteve të tjera etnike dhe fetare.

Statusi i pazgjidhur i refugjatëve është gjithashtu problem serioz në rajon. Problemi është veçanërisht akut në Mal të Zi.

Raporti i Shteteve të Bashkuara thotë se regjistrimi i refugjatëve si të huaj në Mal të Zi, me rezidencë të përhershme, ishte vetëm pjesërisht i suksesshëm dhe se nuk forcoi të drejtat ligjore të refugjatëve, aq sa pritej.

Në Serbi dhe Kroaci, aftësia e refugjatëve për të pasur qasje në shërbimet e qeverisë, dhe për të ushtruar të drejtat e tyre ligjore, është penguar nga një kombinim i burokracisë dhe mungesës së dokumenteve të identifikimit.

Pavarësisht faktit që në vitin 2001, Ministria për Kthim dhe Komunitete në Kosovë ka dhënë një buxhet prej mbi 5 milionë eurosh për kthimin e personave t të zhvendosur brenda vendit, procesi vazhdon të haset me pengesa të mëdha, duke përfshirë shqetësime për sigurimin e të kthyerve, dhe aftësinë e tyre për të rimarrë pronat e humbura.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, “ndarjet e thella etnike” që kanë parandaluar kthimin e personave që u zhvendosën gjatë konfliktit të viteve 1992-95, vazhdojnë të shkaktojnë diskriminim të gjerë, duke cenuar rendin e ligjit dhe shtrembëruar diskursin publik në media.

Raporti i Departamentit të Shtetit përmban gjithashtu një përmbledhje të gjyqeve të krimeve të luftës.
Aty theksohen arrestimet e Goran Hadzicit dhe Ratko Mladicit në vitin e shkuar, por raporti për Serbinë theksoi gjithashtu se gjyqtarët dhe prokurorët, veçanërisht ata që kanë detyrën për t’u marrë me krimin e organizuar dhe krimet e luftës, vazhdojnë të marrin kërcënime.

Një gjyqësor joefikas, i ndikuar nga ndërhyrjet politike, është një problem tjetër që gjashtë shtetet e Ballkanit kanë të përbashkët.

Qeveria e Maqedonisë është kritikuar veçanërisht në raport, por mosrespektim të rendit të ligjit, për shkak të ndërhyrjes në gjyqësor dhe media dhe dënimin selektiv të kundërshtarëve politikë.

Raporti tregon gjithashtu se korrupsioni, kushtet nën standarde të burgjeve, dhuna shtëpiake, shantazhimet dhe politizimi i medias, janë ende një shkak madhor që shqetëson tërë rajonin.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus