Lajm 03 Dec 12

ShBA s’e Lejon Wesley Clarkun të Dëshmojë për Karadzicin

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka refuzuar të lejojë gjeneralin Wesley Clark të dëshmojë në mbrojtje të Radovan  Karadzic, duke thënë se dëshmia e tij “do të dëmtonte deklaratat e të pandehurit”.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Ish-presidenti i Republikës Srpska, Radovan Karadzic, i kërkoi qeverisë së Shteteve të Bashkuara ta lejojë të thërrasë Clarkun për të dëshmuar për dy takimet që pati gjatë luftës në Bosnjë, një me të pandehurin tjetër në Hagë, Ratko Mladic, dhe tjetri me presidentin e ndjerë të Bosnjës, Alija Izetbegovicin.

Karadzic beson se Mladici, ish-shefi i ushtrisë serbe të Bosnjës, i tha gjeneralit Clark në gusht të vitit 1994 se ishte gati të nënshkruante armëpushimin dhe ishte “në ankth për t’i dhënë fund luftës”.

Karadzici beson gjithashtu se një vit më vonë, në vitin 1995, Clark i premtoi Izetbegovicit se SHBA-ja do të ndërhynte në anën e federatës boshnjake-kroate, nëse serbët nuk do të përfundonin luftën.

Karadzici shpjegoi se besonte se ky premtim nga SHBA-ja ishte “motivi për myslimanët e Bosnjës për të inskenuar masakrën e dytë në Markale, më 28gusht 1995”.

Sidoqoftë, në një letër të nënshkruar nga zëvendëskëshilltari ligjor i qeverisë së SHBA-së, Paul Veidenheimer, shpjegohet se Clark kujton se ka takuar Mladicin dhe Izetbegovicin në vitin 1994 dhe 1995, përkatësisht.

Clark shpjegon, sidoqoftë, se ai i kërkoi në mënyrë të qartë  Mladicit të nënshkruante një marrëveshje paqeje, porse ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës refuzoi.

Ai tha gjithashtu se asnjë premtim nuk i ishte bërë Izetbegovicit, sepse “nuk ishte i autorizuar të bënte premtime, por vetëm të bënte pyetje dhe të mblidhte fakte dhe përshtypje”.
 
“Sipas informacionit të dhënë nga Gjenerali Clark në lidhje me dy takimet e mësipërme, dëshmia e tij nuk do të dëmtonte deklaratat e bëra nga Karadzicit, as nuk do të mbështeste argumentin e tij. Kështu, qeveria e SHBA-së nuk e autorizon dëshminë e Gjeneralit Clark, në këtë kohë”, thuhet në letër.

Karadzici përballet me akuza për gjenocid dhe krime ndaj njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnjë, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe rrethimin e Sarajevës.

Aktpadia hedh dyshime se një predhë që vrau 43 persona dhe plagosi 75 të tjerë në tregun Markale, më 28 gusht 1995, u hodh nga pozitat serbe të Bosnjës rreth qytetit.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

dëshmitarët-e-karaxhiqit-i-fajësojnë-myslimanët-ekstremistë-për-luftën

Dëshmitarët e Karaxhiqit i fajësojnë ‘myslimanët ekstremistë’ për luftën

Serbët e Bosnjës nuk ishin përgjegjës për shpërthimin e luftës në rajonin e Krajinës në veri të Bosnjës, dëshmuan tre dëshmitarë në gjykimin e Radovan Karaxhiqit.

Karadzici Donte “Gjendje të Padurueshme” në Srebrenicë

Duke dëshmuar në gjyqin e Radovan Karadzicit, gjatë javës së fundit të shkurtit, dëshmitari tha se Karadzici ishte komandanti suprem i Ushtrisë së Republikës Srpska, dhe si i tillë dha urdhrat për ta bërë situatën në Srebrenicë “të padurueshme”.

Buletini ditor