Lajm 25 May 12

SHBA-ja Ekstradon Një të Dyshuar për Krime në Srebrenicë

Dejan Radojkovic, i dyshuar për krime në zonën e Srebrenicës në korrik të 1995, është ekstraduar për në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Radojkovic u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ShBA, për dyshime se ka kryer krime ndaj viktimave boshnjake, si një nga komandantët e Qendrës së Trajnimit të Brigadës Speciale të Policisë në Jahorinë, me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republika Srpska.

Radojkovic, i cili dyshohet për krime ndaj njerëzimit, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar në Sarajevë, të enjten, më 24 maj.

Ai do të transferohet në Prokurorinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila do ta marrë në pyetje. Më pas, do të dorëzohet një mocion për paraburgim.

“Gjatë procesit të ekstradimit pati një bashkëpunim të madh midis Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe gjyqësorit të SHBA-së dhe agjencive policore. Për këtë arsye, Prokuroria e Shtetit do të donte t’i falënderonte për ndihmën dhe bashkëpunimin e tyre në gjetjen dhe ekstradimin e të dyshuarve”, lexohet në njoftimin e lëshuar nga Prokuroria e Shtetit.

Deri më tani Prokuroria e Shtetit ka hedhur kundër dhjetë ish komandantëve dhe anëtarëve të Qendrës së Trajnimit në Jahorinë, duke i akuzuar se kanë marrë pjesë në dëbimin me forcë të boshnjakëve nga zona e Srebrenicës dhe vrasjen e rreth 1,000 boshnjakëve në hapësirat e Kooperativës Bujqësore në Kravicë, në korrik të 1995.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus