Autoritetet serbe i kanë kërkuar Gjykatës së Hagës të qartësojë raportet rreth shkatërrimit të provave materiale të lidhura me dyshimet për trafikim organesh në Kosovë.
Rasim Lajic, kryetar i këshillit të Serbisë për bashkëpunim me Tribunalin, i ka shkruar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, kryeprokurorit të Gjykatës së Hagës, Serge Brammertz dhe presidentit Theodor Meron, duke kërkuar një hetim për raportimet.
“Jemi informuar se këto prova materiale janë shkatërruar në vitin 2005, dhe tani faji po hidhet nga njëra gjykatë në tjetrën, dhe ne duam të dimë se çfarë ka ndodhur saktësisht”, i tha Lajic, agjencisë së lajmeve Tanjug, të hënën.
Lajic i dërgoi letrat e tij zyrtare, të premten, dhe nuk ka marrë ende asnjë përgjigje, sipas zyrës së tij.
Zyra e Prokurorit të Tribunalit nuk ishte e gatshme për komente, të martën.
Ish-kryeprokurorja Carla Del Ponte është cituar në një intervistë, kohëve të fundit, për ditoren e Beogradit Press, të ketë thënë se prokurori i tanishëm e di si kush i ka shkatërruar provat materiale dhe se shumë pengesa ishin vënë në hetimet e saj në këtë rast.
“NATO dhe UNMIK-u nuk na ka lejuar të kishim qasje në dokumente të rëndësishme për Kosovën, ndërsa Shqipëria nuk na la të hynim në territorin e saj”, tha Del Ponte.
Sidoqoftë, Brammertz është cituar të ketë thënë se nuk ka asnjë informacion rreth shkatërrimit të provave materiale dhe se vetëm Del Ponte mund të hedhë dritë mbi këtë çështje, duke qenë se dyshohet se ka ndodhur gjatë kohës që ajo kishte atë post.
Rasti për trafikim të organeve në Kosovë aktualisht po hetohet nga Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX.
Një raport nga Këshilli i Evropës, i lëshuar në dhjetor të vitit 2010, përmbante dyshime se në vitin 1999 dhe 2000, anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrëmbyen serbë dhe të tjerë, i burgosën dhe vranë ata në veri të Shqipërisë dhe morën pjesë të trupit të tyre për t’i shitur në treg të zi.
Serbia u përpoq ta vinte hetimin edhe një herë nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, në një takim të Këshillit të Sigurisë së OKB-së më 8 shkurt, por shtetet anëtarë nuk arritën konsensus për këtë çështje.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us