Lajm 13 Feb 13

Serbia Ndërmjetëson në Konfliktin për Trafikimin e Organeve mes BE-së dhe Rusisë

Rusia ka refuzuar të japë prova për prokurorinë e  misionit të rendit të ligjit të BE-së që po gjykon shqiptarët në Prishtinë për transplanted e paligjshme të organeve.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Autoritetet në Moskë refuzojnë për shkaqe politike të japin prova për qytetarët rusë, të cilëve mund t’iu jenë marrë veshkat dhe iu janë shitur ilegalisht në klinikën Medicus në Kosovë, tha të mërkurën, prokurori serb për krime lufte .

Rusia është aleate e Serbisë, dhe si Beogradi, nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Shtatë të pandehur shqiptarë po gjykohen momentalisht në Prishtinë nga misioni i BE-së, për rendin e ligjit, EULEX, përfshirë Lutfi Dervishin, pronarin e klinikës Medicus.

“Po punojmë për një zgjidhje. Rusia është e gatshme të na dergojë provat, dhe të lejojë vetëm prokurorinë  e Serbisë t’i përdorë. Do të shohim se si mund të merremi me këtë, dhe t’i lejojmë EULEX-it t’i përdorë”, tha prokurori serb për BIRN-in.

Rasti Mediucs qëndron mbi akuzat se dhurues  të varfër nga vende të ndryshme përfshirë Rusinë dyshohet se janë joshur nga klinika me premtimin e rremë se do të marrin deri në 15, 000 euro për veshkat.

Prokurori serb beson se rasti Medicus mund të lidhet gjithashtu me dyshimet për trafikim organesh nga anëtarë të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, që luftuan kundër forcave të Beogradit gjatë luftës në fund të viteve 1990.

Dyshimet, që fillimisht dolën në librin “Zonja Prokurore”, nga ish prokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte, sugjerojnë se UCK-ja mund të ketë rrëmbyer qindra civilë në Kosovë në vitin 1999, disa prej të cilëve janë dërguar në qytetin e Burrelit në Shqipëri, ku iu morën organet.

Akuza të ngjashme u bënë në dhjetor të vitit 2010, në raportin e raportuesit të asaj kohe të Këshillit të Evropës, Dick Marty, i cili akuzoi disa luftëtarë të UCK-së, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaci, se kanë shitur organet e të burgosurve gjatë konflitkit të vitit 1999.

Konflikti mes EULEX-it dhe Rusisë u thellua pasi prokurori në rastin Medicus, Jonathan Ratel, në një intervistë për gazetën franceze Le Monde të shtunën, tha se Moska po bllokon hetimin më të madh ndërkombëtar në trafikimin e organeve.

Sipas Ratelit, Rusia ka prova në lidhje me tre dëshmitarët e mundshëm që shitën organet në Kosovë.

Rusia, muajtin e shkuarakuzoi BE-në se ka dështuar të përparojë në hetimin për trafikimin e dyshuar të organeve nga luftëtarët e UCK-së.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor