Lajm 18 Jun 12

Serbia Krijon Shoqatën për Personat e Zhdukur

Shtatë shoqata të familjeve të personave të zhdukur formuan një koalicion për të adresuar në mënyrë më efikase çështjen e serbëve, të cilët u zhdukën gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Anëtarë të koalicionit nxitën autoritetet serbe të themelojnë një databazë të veçantë elektronike të personave që kanë shtetësi serbe dhe u zhdukën gjatë konflikteve në Bosnjë, Kroaci dhe Kosovë.

Natasa Scepanovic, kryetare e Koordinimit të Shoqatave Serbe të Familjeve të Personave të Zhdukur nga Territori i ish-Jugosllavisë - Serbi, Kroaci, Republika Srpska dhe Mali i Zi, tha se përveç gjetjes së personave të zhdukur, duan zhvarrosjen urgjente të të gjitha varreve masive, procesim më të shpejtë të krimeve të luftës dhe mbrojtje më të mirë për dëshmitarët.

Sipas të dhënave zyrtare të Komisionit të Shtetit për Personat e Zhdukur në Serbi, rreth 4,000 qytetarë serbe ende janë të zhdukur, numër që është një e treta e 13,000 personave të zhdukur në rajon.

Veljsko Odalovic thotë se Serbia po bashkëpunon në nivel shtetit në lidhje me këtë çështje, me pothuajse të gjitha vendet në rajon.

Bashkëpunimi më i mirë që kanë është me Kosovën dhe më i keqi me Bosnjën.

“Nëse ka diçka që po funksionon midis Prishtinës dhe Beogradit, është ndarja e provave për personat e zhdukur. Kemi një liste të shqiptarëve dhe serbëve në radhë alfabetike”, tha Odalovici.

Bashkëpunimi me Kroacinë është përmirësuar dukshëm në dy vitet e fundit, por ka ende 360 vende të njohura që nuk janë zhvarrosur.

Sipas Odalovicit, bashkëpunimi me Bosnjën ka mbetur mbrapa, dhe se marrëveshja ndërkombëtare për bashkëpunim midis dy vendeve ende nuk është nënshkruar, duke shtuar se edhe pse Serbia ka dërguar një propozim, deri më tani nuk ka pasur përgjigje nga ana serbe.

Odalovici tha gjithashtu se problemi më serioz që të gjitha komisionet për personat e zhdukur po hasen është se për shkak të mungesave në hetimet e para, rreth 5,000 trupa të gjetur nuk u identifikuan.

Ai tha se Serbia do të fillojë një takim rajonal për këtë çështje.

Dragan Pjevac, një nga anëtarët e bordit të shoqatës, tha se gjykata kombëtare luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e pajtimit.

“Është e rëndësishme të gjenden të gjithë autorët e krimeve, pavarësisht origjinës së tyre etnike. Por nëse Serbia dënon qytetarët e saj për krime të kryera për shembull në Vukovar [në Kroaci], pastaj gjykata kroate duhet të tregojë gjithashtu përkushtimin e saj, të dënojë të pandehurit për krime lufte ne Medak Pocket”, tha Pjevaci.

Përfaqësuesit e shoqatave thonë se janë gati të protestojnë para ndërtesave të qeverise për plotësimin e kërkesave të tyre.

blog comments powered by Disqus