Lajm 27 Feb 13

Serbët në Vukovar “Gjithmonë e më Pak të Sigurtë”

Serbët në qytetin kroat janë të frikësuar nga kërcënimet për dhunë për të ndaluar vendosjen e alfabetit cirilik dhe gjuhës serbe, tha një zyrtare e Beogradit.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Serbët në Vukovar ndjehen “gjithmonë e më pak të sigurtë” tha drejtoresha  e zyrës së Serbisë për diasporën, Slavka Draskovic, gjatë një vizite të martën në Zagreb.

Draskovic, e cila pritet të takojë zyrtarët e qeverisë dhe përfaqësueisit e minoritetet serb  në vend mes tensioneve të rritura për vendosjen e Cirilikut, tha se “Kroacia duhet të reagojë më fuqishëm ndaj gjuhës së urrejtjes në Vukovar”.

Kroacia duhet “të dërgojë një mesazh të qartë kurdo që ndodhin probleme të motivuara etnikisht”, tha ajo.

Komentet e saj u bënë ditën që veteranët e luftës në Kroaci u zotuan të parandalojnë vendosjen zyrtare të planifikuar të tabelave rrugore në Cirilik dhe gjuhën serbe në Vukovar “me cdo mjet të mundshëm”.

Kryetarja e grupit të kampanjave të veteranëve, Selia për Mbrojtjen e Vukovarit Kroat, paralajmëroi gjithashtu të mërkurën se rezistenca mund të përfshijë edhe përdorim të dhunës.

“Do të gjejmë, 2,000 vullnetarë gati për të parandaluar Cirilikun në Vukovar me forcë “u zotua lideri i shoqatës, Tomilav Josic, në komentet e publikuara nga gazetat kroate, edhe pse tha se nuk “do të luftojë” vetë.

Kontroversia në publik nisi dy muaj më parë pasi qeveria deklaroi planin për të vendosur serbishtën si gjuhë zyrtare dhe alfabetin cirilik në rreth 20 komuna kroate ku serbët përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë, përfshirë në Vukovar.

Vendosja e gjuhës serbe dhe cirilikut në Vukovar është vecanërisht kontroverse sepse qyteti u bë simboli i rezistencës kroate pasi u shkatërrua nga forcat serbe kur u rrethua gjatë konfliktit të viteve 1991-1995.

Milorad Pupovac, deputet kroat dhe kryetari i këshillit kombëtar serb në vend, tha pas takimit me Draskovicin se “në Vukovar nuk ka nevojë për masa sigure” për të vendosur tabelat në Cirilik.

“Procesi do të jetë gradual. Qeveria do të bëjë punën e saj, dhe ne do të bëjmë tonën”, tha Pupovac.

Grupët e veteranëve kanë paralajmëruar gjithashtu qeverinë të mos dërgojë policinë për të siguruar vendosjen e tableave kontroverse rrugore.

Pupovac tha se vendosja e Cirilikut duhet të bëhet “me respekt për ata që e shohin respektin si të nevojshëm, por në të njejtën kohë të mos përkeqësojë marrëdhëniet ndër-etnike në Vukovar ose të lejojë dikë të keqpërdorë situatën politikisht”.

Plani për të vendosur tabela rrugore në Latinisht dhe në alfabetin Cirilik nxiti protesta me 20,000 vetë  më herët këtë muaj në qytet.

Në Kroaci, ligji për të drejtat e minoriteteve thotë se një minoritet ka të drejtë të përdorë zyrtarisht alfabetin dhe gjuhën e tij në zonat ku përbën më shumë se një të tretën e popullsisë.

Sipas censusit të vitit 2011, 34.87 përqind e popullsisë në Vukovar janë serbë.

Disqus

blog comments powered by Disqus

Sfond

disidenti-kroat-kishte-frikë-se-mos-rrëmbehej-nga-spiunët-jugosllavë

Disidenti kroat kishte frikë se mos rrëmbehej nga spiunët Jugosllavë

Gjyqi i Zdravko Mustac dhe Josip Perkovic, ish shefa të spiunazhit jugosllav të akuzuar për vrasjen e një emigranti kroat, dëgjoi se viktima në mënyrë të përsëritur i tha të dashurës gjermane se ai po jetonte me frikë.

Veteranët kroatë të luftës organizojnë protestë të re kundër alfabetit cirilik

Aktivistët në Vukovar vendosën letra ngjitëse të mëdha me flamuj kroatë mbi tabelat me germa cirilike nëpër ndërtesat publike duke rigjallëruar protestat pasi përpjekjet e tyre për referendum kombëtar mbi çështjen dështuan.

Gjyqësori serb ende i ndikuar nga qeveria, anketa nxjerr në pah

Shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Serbi nuk besojnë se sistemi është i fuqishëm sa duhet për t’i marrë vendimet e tij në mënyrë të pavarur, një anketë e re nxjerr në pah.

Buletini ditor