Qytetarët e Kroacisë dhe të Serbisë kanë lidhje të forta me Bosnjën dhe Hercegovinën, nga lindja, miqtë dhe familjet, thotë një sondazh.
Sipas sondazhit të bërë nga shoqata gjermane me orientim social-demokrat, Friedrich Ebert Stiftung, një total prej 41 për qind e të pyeturve në Kroaci, dhe 35 për qind në Serbi, ose kanë lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë, ose janë me origjinë nga Bosnja dhe kanë familjarë dhe farefisni atje.
800 persona në Kroaci, dhe 812 në Serbi, morën pjesë në pyetësor, që u bë nëntorin e vitit të shkuar.
Kryesuesi i ekipit që bëri sondazhin, Bozo Skoko, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb, thotë se qëllimi ishte të shihej se si vendet fqinje janë të lidhura me Bosnjën.
“U mahnitëm nga marrëdhënia që kroatët dhe serbët kanë me boshnjakët. Të dhënat treguan se qytetarët e Kroacisë dhe Serbisë janë të interesuar se çfarë po ndodh në Bosnjë, dhe kjo do të thotë se Bosnja ka miq të vërtetë dhe mbështetës në ato vende”, thotë Skoko.
Gjëja e parë që pjesëmarrësit përmendën kur mendonin për Bosnjë dhe Hercegovinën, ishte “byreku dhe qebapat” [ushqim tradicional boshnjak] si simbole të kuzhinës tipike boshnjake.
Lidhja e dytë më e njohur me Bosnjës është “humori dhe jeta pa stres”- 16% në Serbi dhe 13% në Kroaci. Kjo u vijua nga “tensionet politike” (12% në Serbi dhe Kroaci), multikulturalizmi (12% në Serbi dhe 10% në Kroaci), dhe “dy etni dhe tre popuj” (11% në Kroaci dhe 10% në Serbi).
Lidhja më pak dominante ishte “Islami” (3% në Serbi dhe 1% në Kroaci).
“Është e dukshme që pavarësisht luftës dhe pasojave të saj, Bosnja dhe Hercegovina përçon sinjale të forta dhe pozitive në lidhje me stilin e jetesës - si ushqimi i mirë, pak stres, dhe shumë humor - si dhe vlera njerëzore, të gjitha këto që duhen përdorur për të promovuar imazhin e saj të ri”, thotë Skoko.
Sidoqoftë, Bosnja ende lidhet ngushtësisht me luftën, veçanërisht në Serbi, ku 13% e të pyeturve e lidhin Bosnjën me luftën, ndërsa në Kroaci vetëm 3%.
Aseti më i madh i Bosnjës janë njerëzit e saj, sugjeron sondazhi, e më pas burimet natyrore dhe stili i jetesës.
Destinacionet kryesore të vizitorëve në vendet fqinje janë kryeqytetit i Bosnjës, Sarajeva, pastaj qytetet Mostar dhe Banjallukë.
Në anën tjetër, kroatët dhe serbët i dhanë vetëm 3 pikë rëndësisë së marrëdhënieve ekonomike dhe politike të vendit të tyre me Bosnjë dhe Hercegovinën.
“Nëse i përmbledhim pikëpamjet e tyre, mund të themi që të dyja vendet e vlerësojnë plotësisht diversitetin natyror në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pasurinë e saj të pasur kulturore dhe historike. Për më tepër, e konsiderojnë Bosnjën të jetë vend diversiteti, që bashkon Lindjen dhe Perëndimin, Krishterimin dhe Islamin”, thotë Skoko.
Sondazhi, titulli i plotë i të cilit ishte “Imazhi i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe qytetarëve të saj në Kroaci dhe Serbi”, eksploroi gjithashtu se si qytetarët e Kroacisë dhe Serbisë e shohin të ardhmen e Bosnjës në 10 vitet në vazhdim.
Më tepër se gjysma e qytetarëve në Kroaci dhe Serbi janë pesimistë: 42% e serbëve dhe 39% e kroatëve kanë bindjen se asnjë ndryshim madhor nuk do të ndodhë. Një grup tjetër beson se Bosnja do të mbetet nën protektoratin ndërkombëtar.
Serbët besojnë se Bosnja do të bëhet/mbesë një “vend i ndarë” (15% e serbëve kanë këtë qëndrim, dhe 9% e kroatëve).
Një numër pothuajse i njëjtë i kroatëve dhe serbëve besojnë se vendi do të bëhet një konfederatë, me tre ose më shumë enti. Një numër tjetër i njëjtë besojnë se Bosnja do të bëhet shtet i bashkuar civil.
“Qëndrime të tilla pesimiste nuk janë habitëse, duke parë shenjat, mesazhet dhe imazhet që qytetarët e Kroacisë dhe Serbisë marrin nga Bosnja dhe Hercegovina, pak nga të cilët flasin për unitet dhe një vizion të qartë për të ardhmen e vendit”, përfundon Skoko.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us