Lajm 08 Mar 12

Salustro: Zogaj, Burimi Kryesor në Gjyqin Kleçka

Gjykata në Kosovë do të vendosë në mes të marsit nëse do të vazhdojë, apo jo, me rastin Kleçka.

Fatmir Aliu
BIRN
Prishtinë

Në seancën e fundit të gjyqit në lidhje me pranimin e dëshmisë së Agim Zogajt, Gjykata e Qarkut në Prishtinë kërkoi që të dyja palët të paraqesin deklarata me shkrim për rastin.

Gjyqtari Dean Pinales, i Misionit të BE-së Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, i kërkoi prokurorit special, Maurizio Salustro, të përgjigjet deri më 13 mars nëse rasti ende qëndron edhe pa dëshminë e Agim Zogajt, të njohur gjithashtu si “Dëshmitari X”.

“Do të ishte fëmijërore mos të pranohej fakti se pa dëshmitë e ‘Dëshmitarit X’, nuk do të ishim këtu. Ato ishin burimet kryesore”, i tha Salustro, gjykatës të mërkurën.

Agim Zogaj ishte roje burgu në Kleçkë dhe ditari i tij rreth ngjarjeve që kanë ndodhur atje ishte kyç për rastin e prokurorit kundër komandantit të dyshuar Fatmir Limaj dhe nëntë luftëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dhjetët refuzojnë se kanë kryer krime lufte ndaj serbëve dhe shqiptarëve në qendrën e burgimit në Kleçkë, më 1999.

Fatmir Limaj po hetohet gjithashtu nga EULEX-i, për akuza për korrupsion, të cilat Limaj i refuzon.

Në prill të vitit 2010, EULEX-i bastisi Ministrinë e Transportit gjatë postit të tij si ministër. Hetimi ishte në lidhje me tenderët për ndërtimin e rrugëve, të dhënë midis viteve 2007 dhe 2009.

Të mërkurën, avokati i Limajt, Karim Khan, e akuzoi prokurorin Maurizio Salustro se kishte mbledhur provat për rastin Kleçka, në mënyrë të paligjshme. Në kohën kur i bastisi pronat e Fatmir Limajt, EULEX-i ishte duke hetuar rastin për korrupsion.

“Sipas urdhrit për bastisje, të lëshuar nga gjyqtari Ferdinando Buatier de Mongeot, për tre vende, apartamentin e Limajt, zyrën e tij në Ministrinë e Transporteve dhe Telekomunikacionit dhe shtëpinë e tij në fshatin Banjë të Malishevës - vetëm dokumentet që kishin lidhje me punën e tij në ministri u konfiskuan”, tha Khan.

Khan argumentoi gjithashtu se prokurori special e ka ngritur rastin kur gjykata nuk kishte lëshuar urdhër për dyshim për krime lufte.

“Nuk ishte i autorizuar të bastiste shtëpinë për krime lufte. Pse konfiskoi prokurori foto të luftës dhe uniforma ushtarake? Kjo ngre çështjen se prokurori ka abuzuar me procesin”, tha avokati i Fatmir Limajt.

Fatmir Limaj është gjykuar dhe liruar nga Tribunali i Hagës më 2007, për krime lufte të kryera në një kamp tjetër burgimi.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë pritet të vendosë më vonë këtë muaj nëse dëshmia e Agim Zogajt është relevante për gjyqin. Gjyqi do të vazhdojë të martën, më 13 mars.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus