Lajm 13 Mar 12

Shtyhet Gjyqi për Krime Lufte në Kosovë

Gjykata e Qarkut në  Kosovë  pritej të  vendoste të  martën nëse një nga rastet më të ndjeshme të krimeve të luftës në vend, "rasti Klecka", mund të qëndrojë edhe pa dëshminë e dëshmitarit kryesor, për të cilën këshilli mbrojtjës argumenton se ishte marrë në mënyrë të paligjshme.

Fatmir Aliu
BIRN
Prishtinë

Gjykata në Kosovë pritej të vendoste të martën nëse “rasti Kleçka”, mund të qëndrojë pa dëshminë e dëshmitarit kyç, e cila, argumentojnë avokatët mbrojtës është marrë në mënyrë të paligjshme.

Sidoqoftë, seanca dëgjimore është shtyrë pa asnjë shpjegim.

Dy vjet pasi filloi hetimin, prokurori Special i EULEX-it, Maurizio Salustro, do të duhet t’i shpjegojë gjykatës, nëse ditarët e dëshmitarit të vdekur, Agim Zogaj, do të vazhdojnë të mbesin baza e rastit, ose nëse ka prova të tjera.

Burime nga EULEX-i kanë thënë në jo-zyrtarisht për BIRN-in se gjyqi u shty për shkak se paneli i gjyqtarëve kishte nevojë për më shumë kohë  për të vlerësuar përgjigjen e Salustros.

Burimi tha se gjyqi duhet të rifillojë javën tjetër, "gjasat janë të shumta për të hënën".

Dhjetë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë komandantin Fatmir Limaj, janë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat e krimeve të luftës kundër serbëve dhe shqiptarëve në qendrën e burgimit në Kleçkë, në vitin 1999.

Avokati i Limajt e akuzon prokurorin se ka mbledhur të gjitha provat në rastin Kleçka në mënyrë të paligjshme dhe argumentoi se Maurizio Salustro nuk ishte i autorizuar të bastiste shtëpinë e klientit të tij për krime lufte.

Në prill të vitit 2010, EULEX-i bastisi Ministrinë e Transporteve gjatë kohës që Fatmir Limaj mbante postin e ministrit. Hetimi është në lidhje me tenderë të ndërtimit të rrugëve, që janë dhënë midis viteve 2007 dhe 2009.

Avokati mbrojtës i Limajt e akuzon  prokurorin se abuzoi procesin ligjor gjatë bastisjes, duke konfiskuar foto të luftës, dhe uniformën ushtarake të Fatmir Limajt, pa urdhrin e duhur të gjykatës në lidhje me dyshimin për krime lufte.

Rasti, i dëgjuar para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, bazohet kryesit mbi dëshminë e të vdekurit Zogaj, i cili u vetëvra shtatorin e kaluar në Gjermani.

Zogaj, i njohur si “Dëshmitari X”, ishte roje burgu në burgun e Kleçkës gjatë luftës në Kosovë në 1999, dhe mbajti shënime në ditarin e tij rreth ngjarjeve që ndodhën atje. Shënimet kanë shërbyer si dëshmia kyç në gjyqin e krimeve të luftës kundër komandantit të dyshuar Fatmir Limaj dhe nëntë të pandehurve të tjerë.

Fatmir Limaj është gjykuar njëherë dhe liruar nga Tribunali i Hagës në vitin 2007, për krime lufte të kryera në një kamp tjetër burgimi.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë pritet të vendosë më vonë këtë muaj nëse dëshmia e Agim Zogajt është ose jo relevante për gjyqin.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor