Lajm 09 Jul 12

Rifillon Gjyqi i Ratko Mladicit

Pasi disa vonesave, gjyq i ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mladic, më në fund po fillon në Tribunalin e Hagës, ICTY.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Foto nga ICTY

Dëshmitari i parë i prokurorisë është Elvedin Pasic, i cili iu mbijetoi torturave në kampin Grabovica, në vitin 1992.

Pasici pritet të përshkruajë sulmin në fshatin Grabovica, afër Kotor Varos, ku rreth 150 persona u vranë. Më parë, ai ka dëshmuar në dy gjyqe në ICTY.

Gjashtë dëshmitarë të tjerë priten të dëshmojnë këtë javë, përfshirë edhe David Haralandin, ish-zyrtar i UNPROFOR-it; Richard Dannat, ish-komandanti i forcave të armatosura të Anglisë; Christina Schmitz, ish-infermiere në Potocar, Srebrenicë, dhe Elco Coster, ish-anëtar i Batalionit Holandez.

Një nga të mbijetuarit në ekzekutimet në Fermën Ushtarake në Branjevë do të dëshmojë si dëshmitar i mbrojtur.

Gjyqi i Mladicit duhej të rifillonte më 25 qershor, pasi u ndal në maj. Marrja në pyetje e dëshmitarëve të parë është vonuar dy herë, për shkak të problemeve në dhënien e provave avokatëve mbrojtjes.

Mladici, i cili u arrestua në maj të vitit të shkuar, u deklarua i pafajshëm nga akuzat për gjenocid, krime ndaj njerëzimit dhe dhunim të ligjeve dhe zakoneve të luftës, gjatë konfliktit në Bosnjë, midis viteve 1992 dhe 1995.

Ai akuzohet për gjenocid në Srebrenicë në vitin 1995 dhe disa komuna të tjera në Bosnjë, në vitin 1992. Ai akuzohet gjithashtu për dëbimin e boshnjakëve dhe kroatëve nga komunat nën kontrollin e serbëve të Bosnjës, terrorizim të qytetarëve në Sarajevë me sulme snajperësh dhe bombardime, si dhe marrjen peng të ushtarëve ndërkombëtarë, në vitin 1995.

 

blog comments powered by Disqus