Lajm 11 Feb 13

Refuzon të Dëshmojë Dëshmitari për Rastin e Trafikimit të Organeve në Kosovë

Mjeku turk tha se nuk do të dëshmojë në gjyqin e shtatë shqiptarëve të akuzuar për marrjen dhe shitjen e veshkave në një klinikë afër Prishtinës.

Z. Kenan Demirkol pritej të dëshmonte përmes një videolinku para gjykatës në Prishtinë të hënën, por refuzoi, duke thënë se ligji turk e lejon të refuzojë sepse është mjek.

Prokurori i Misionit të Rendit të Ligjit të BE-së i tha Demirkolit se duhet të japë dëshmi sipas marrëveshjes për bashkëpunim të dyanshëm në cështje penale mes Kosovës dhe Turqisë, por videolinku u mbyll nga pala turke.

Rasti fokusohet në dyshimet se një grup personash ka sjellë dhurues të varfër dhe marrës të pasur në klinikën Medicus në Kosovë ku janë bërë transplantime të plaigjshme të veshkave.

Demirkol është gjykuar në Turqi për trafikim organesh dhe një vendim pritet të jepet më vonë këtë vit.

Prokurori Jonathan Ratel tha se “në një aktpadi të mëparshme të ngritur nga autoritetet turke për të njejtin rast për trafikim organesh ‘Medicus’, Demirkol akuzohet për transplantim organesh bashkë me një [mjek tjetër turk], Yusuf Sonmez”.

“Dr. Sonmez dhe Dr.Demirkol udhëtuan bashkë disa herë në klinikë për transplate organesh”, tha ai.

Shtatë të pandehur shqiptarë po gjykohen në Prishtinë, përfshirë Lutfi Dervishin, pronarin e klinikës Medicus.

Sipas aktpadisë, 30 transplante të paligjshme veshkash janë bërë në klinikë.

Pretendohet se persona nga Turqia, Rusia, Moldavia, Kazakistani janë joshur me premtimet e rreme se do të paguheshin deri në 15 000 euro për veshkat.

Ratel u zotua se do të sqarojë paqartësitë ligjore dhe do të përpiqet të sigurojë që Demirkol të dëshmojë përmes videolinku në një seancë tjetër dëgjimore.

blog comments powered by Disqus