Aktgjykimi i instancës së parë në rastin e dëbimit të refugjatëve boshnjakë dhe serbë të Bosnjës nga Mali i Zi dhe Republika Srpska, në vitin 1992, është rrëzuar.
Gjykata e Apelit ka mbështetur apelin e prokurorit të shtetit, të mërkurën, dhe e ka kthyer rastin për rigjykim në Gjykatën Supreme në Podgoricë.
I njëjti trup gjykues, i cili në mars të 2011, i liroi nëntë ish-oficerë policie për akuza për krime lufte në dëbimin e civilëve, do ta rigjykojë rastin.
Milenka Zizic do të jetë kryetare e trupit gjykues.
Arsyeja për rrëzimin e aktgjykimit të instancës së parë ishte se Mali i Zi nuk ishte pjesë e konfliktit ndërkombëtar me Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe për më tepër, të pandehurit, duke qenë se ishin oficerë policie, nuk ishin pjesë e forcave ushtarake.
Aktgjykimi, edhe pse nuk e pranoi si krim lufte, thotë se dëbimi i refugjatëve boshnjakë ishte kundër ligjit.
Në pranverë të vitit 1992, të paktën 66 boshnjakë u arrestuan në mënyrë të paligjshme në Mal të Zi dhe u dëbuan për në Republikën Srpska, ku shumica e tyre u ekzekutuan.
Mbi 30 refugjatë serbë të Bosnjës u dëbuan gjithashtu, por nuk dihet nëse ndonjëri prej tyre vdiq pas dëbimit.
Gjatë gjyqit të mëparshëm, të pandehurit thanë se vepruan në përputhje me kërkesën e autoriteteve serbe të Bosnjës për të dëbuar të gjithë ata me kombësi boshnjake, nga mosha 18 deri në 65, kërkesë e cila ishte kaluar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Malit të Zi.
“Oficerët e policisë, tani të pandehur, nuk e dinin fatin tragjik që i priste ata njerëz. Ishte praktikë e zakonshme në ish-Jugosllavi që autoritetet e një republike iu bindeshin kërkesave të republikave të tjera”, i tha BIRN-it, Branislav Lutovac, njëri prej avokatëve mbrojtës.
Lutovac tha gjithashtu se gjatë rigjykimit, do ta bazojë mbrojtjen e tij mbi çështjen e përgjegjësisë komanduese.
Data e fillimit të gjyqit të ri nuk është caktuar ende.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us