Analizë 01 Mar 12

Pyetsori tregon se Serbët Janë Mbrojtës ndaj Krimeve të Luftës

Gjetjet kyç të pyetësorit të OSBE-së rreth qëndrimeve të serbëve ndaj krimeve të luftës dhe gjyqet e mbajtura në Tribunalin e Hagës dhe gjykatat kombëtare.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Një pyetësor i bërë nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, OSBE, dhe Qendra për të Drejtat e Njeriut në Beograd, mblodhën të dhëna rreth ndërgjegjësimit dhe qëndrimit të serbëve ndaj krimeve të luftës, Tribunalit të Hagës dhe gjyqësorit vendor.

Pyetësori përfshiu 1407 persona mbi moshën 16-vjeçare, me të cilët u bënë intervista të drejtpërdrejta, në shtator dhe në tetor 2011.

Krimet e Luftës- Kuptimi i përgjegjësisë

Sipas pyetësorit, 44 për qind e personave besojnë se një ushtar nuk duhet t’iu bindet urdhrave që çojnë në krim lufte.

Sidoqoftë, 43 për qind e qytetarëve mendojnë se oficerët të cilët nuk e urdhëruan krimin, ose nuk bënë asgjë për ta ndaluar krimin, nuk duhet dënuar.

Në lidhje me çështjen se cila gjykatë duhet të dënojë krimet e luftës, 45 për qind besojnë se gjykatat kombëtare duhet të dënojnë qytetarët e tyre, ndërsa vetëm 11 për qind janë në favor të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY.

Qëndrimet ndaj ICTY

Një e pesta e serbëve nuk kanë njohuri rreth punës së ICTY-s, ndërsa 66 për qind mendojnë se krijimi i ICTY-s ishte i panevojshëm.

40 për qind e të intervistuarve besojnë se qëllimi i dënimeve të ICTY-s është të fajësojë serbët për të gjitha vuajtjet e shkaktuara nga lufta. Përqindje e njëjtë mendon se Serbia nuk duhet të bashkëpunojë me Tribunalin e Hagës.

Gjyqi më i njohur është ai i Vojislav Seseljit, me pas gjyqi i Ratko Mladicit. Gjyqi i tretë më i njohur është gjyqi i Radovan Karadzicit.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve besojnë se rreth 50 serbë po dënohen nga ICTY, aktualisht, ndërsa më pak se dhjetë kroatë, boshnjakë, dhe shqiptarë po përballen me drejtësinë para Tribunalit.

74 për qind e serbëve besojnë se Serbia duhet t’i ndihmojë të gjithë serbët që po dënohen, nëse janë apo jo, qytetarë serbë.

58 për qind e pjesëmarrësve e dinë se për cilat krime po gjykohet Karadzici, ndërsa gjysma e tyre mendojnë se ai nuk është përgjegjës për krimet për të cilat akuzohet.

Akuzat kundër Mladicit janë më të njohura për qytetarët serbë. 64% e tyre e dinë se për cilat krime po gjykohet Mladici, ndërsa 49 për qind mendojnë se ai nuk është përgjegjës për ato krime.

Shumica e pjesëmarrësve (rreth 65 për qind) besojnë se gjykimet nuk kanë qenë të drejta për serbët, kroatët, boshnjakët apo shqiptarët.

90 për qind e pjesëmarrësve nuk kanë lexuar asnjëherë asnjë gjykim të lëshuar nga ICTY.

Gjysma e pjesëmarrësve mendojnë se e vërteta për luftën nuk do të arrijë kurrë tek njerëzit e zakonshëm, ndërsa 71 për qind beson se gjykimet e ICTY-s nuk kontribuojnë për pajtim në rajon.

Pjesa më e madhe është gjithashtu në favor të transmetimit të gjyqeve madhore në kanalet lokale televizive.

E Vërteta dhe Pajtimi – E Ardhmja

Më shumë se gjysma e të intervistuarve, 57 për qind, besojnë se kërkimi i faljes nga përfaqësuesit e shteteve nuk i kontribuon procesit të pajtimit në rajon.

Vetëm një e treta e pjesëmarrësve mendon se sistemi arsimor mund të influencojë sjelljet e gjeneratave më të reja rreth konflikteve të viteve ‘90-të.

Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve beson se sistemi i drejtësisë dhe qeveria janë ato që duhet të tregojnë të vërtetën e pakëndshme rreth luftës njerëzve të tyre.

 Ndërgjegjësimi dhe qëndrimet ndaj konflikteve të viteve ’90-të

69 për qind besojnë se serbët kanë vuajtur më shumë nga konfliktet e viteve ’90-të, ndërsa vetëm 16 për qind besojnë se boshnjakët janë ata që kanë vuajtur më shumë.

Sipas pyetësorit, perceptimi është se shumica e krimeve të luftës janë kryer nga kroatët, më pas shqiptarët, pastaj boshnjakët dhe në fund serbët.

Më pak se gjysma e pjesëmarrësve e dinin se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë, ndërsa 42 për qind mendon se vrasja e boshnjakëve ishte gjenocid.

Krimet e luftës më të njohura në Serbi janë krimet e kryera në Kosovë, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe operacioni “Oluja” (Stuhia) nga ushtria kroate.

Ndërgjegjësimi ndaj punës së gjykatave serbe

47 për qind e pjesëmarrësve nuk janë të mirënjohur me punën e Zyrës së Prokurorit të Serbisë, ndërsa numri i njëjtë i pjesëmarrësve beson se prokuroria nuk ka kurajon të inicojë veprime gjyqësore ndaj komandantëve më të lartë të policisë dhe ushtrisë.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e qytetarëve serbë beson se gjykatat serbe gjykojnë në bazë të provave materiale dhe i pranojnë vendimet e tyre.

Gjysma e pjesëmarrësve besojnë se gjykimet nuk po kontribuojnë në pajtim në rajon.

Roli i Medias

Publiku formon opinionin e vet mbi krimet e luftës, duke u bazuar në pikëpamjet e analistëve vendas, pastaj ekspertëve ligjorë, dhe së fundi raportet e medias.

36 për qind e pjesëmarrësve beson se publiku duhet të informohet më mirë, ndërsa 25 për qind e tyre janë të kënaqur me informacionin që u jepet, aktualisht, nga mediat.

Në lidhje me raportimin objektiv, 47 për qind e të intervistuarve besojnë se raportet e mediave janë profesionale, ndërsa 37 për qind besojnë se janë të anshme.

55 për qind e qytetarëve serbë mendojnë se media është më e fokusuar në autorët e krimeve sesa në viktimat.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus