Në ditën e dytë të argumenteve hyrëse, prokuroria në Hagë tha se do të vërtetojë se Ratko Mladici ishte “në terren dhe personalisht i përfshirë” në gjenocidin në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Pas përfundimit të deklaratave hyrëse të prokurorisë në Hagë, gjyqtari kryesues, Alphons Orie, lajmëroi se fillimi i paraqitjes së provave, i caktuar fillimisht në 29 maj, është pezulluar deri në njoftimin tjetër.
“Për shkak të tërheqjes serioze të prokurorisë në lidhje me zbulimin e provave, kemi vendosur ta pezullojnë fillimin e procesit paraqitjes së provave”, tha Orie.
Prokuroria duhet t’ia kishte dorëzuar të gjitha provat palës mbrojtëse, dy javë para fillimit të gjyqit, por e kuptuan vetëm disa ditë më parë, që jo të gjitha provat ishin regjistruar në sistem.
Në ditën e dytë të gjyqit të ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës, prokurori Peter McCloskey tha se prokuroria do të fokusohej në lidhjen e Mladicit me krimet e kryera në Srebrenicë dhe përreth.
“Ky ishte dhe do të mbesë gjenocid… Provat për këtë krim janë tronditëse”, shtoi ai, duke shtuar se gjatë gjyqit do të merren në pyetje ushtarët që morën pjesë në ekzekutime, si dhe të mbijetuarit.
Mladici është i akuzuar për planifikimin e vrasjes së më shumë se 7,000 burrave dhe djemve boshnjakë, pasi enklava nën mbrojtjes e OKB-së, Srebrenica, u pushtua nga forcat serbe të Bosnjës, në korrik të vitit 1995. Mladici u deklarua se është i pafajshëm për 11 akuzat për krime lufte dhe krime ndaj njerëzimit, duke përfshirë gjenocidin në Srebrenicë, të kryer gjatë luftës në Bosnjë të viteve 1992-1995.
Për më tepër, McCloskey tha se do të dëgjohen transkripte të bisedave të Ushtrisë së Republikës Srpska.
Prokuroria tha se gjatë seancës dëgjimore të provave do të fokusohet në dokumentet e shkëmbyera midis Mladicit dhe stafit të tij, sepse “vetëm një ushtri që kontrollohet në mënyrë strikte nga lart mund të kishte bërë vrasjet e rreth 7,000 burrave”.
McCloslky tha se në korrik të vitit 1995, Ushtria e Republikës Srpska filloi Operacionin Krivaja-95, i cili, midis të tjerave, kishte për qëllim sulmimin e popullatës civile dhe forcave të Kombeve të Bashkuara.
Pasi popullata e zonave më të largëta të enklavës së Srebrenicës kishin lëvizur në qendër të qytetit, më 11 korrik 1994, Mladici dhe forcat serbe të Bosnjës hynë në Srebrenicë. Në atë kohë në bazën e OKB-së e vendosur në lagjen Potocari në Srebrenicë, kishte gra, fëmijë, të moshuar, por edhe shumë meshkuj të moshës për të luftuar.
“Trupat e Ushtrisë së Republikës Srpska e zunë Potocarin. Disa autobusë erdhën për të marrë gratë dhe fëmijët për t’i çuar në territorin e kontrolluar nga Ushtria e Bosnjës dhe e Hercegovinës. Burrat u ndanë. Dokumentet iu morën”, tha McCloskey, duke shtuar se boshnjakët nuk kishin zgjidhje tjetër, sepse Mladici kishte vendosur t’i dëbonte.
Vendimi për të vrarë burrat ishte marrë më 13 korrik 1993, tha prokuroria, dhe anëtarët e Ushtrisë së Republikës Srpska dhe Ministria e Brendshme e Republikës Srpska ekzekutoi burrat e burgosur të Srebrenicës, në vende të ndryshme.
“Kur shikoni të dhënat për varret masive mund të mendonit se ishin viktima të vrara në luftim. Sidoqoftë, kemi shumë dëshmitarë që dhanë dëshmi për vrasjet. Shumë viktima të gjetura në varre masive kishin duart e lidhura dhe sytë e mbuluar. Këta njerëz nuk ishin vrarë në luftim”, tha McCloskey.
Prokuroria theksoi se do të tregonte shembuj konkretë të Mladicit duke iu dhënë urdhra personave që kryen aktet kriminale.
“Mladici hodhi një mocion për t’u vetëmbrojtur me alibi për ngjarjet në Srebrenicë. Avokatët mbrojtës thonë se më 14 dhe 17 korrik 1995, ai ishte në Beograd me negociatorët ndërkombëtare, dhe në një dasmë, dhe se nuk ishte në gjendje të kryente ose nxiste aktet kriminale që ndodhën”, tha Dermount Groome, prokurori i dytë i lartë në gjyqin e Mladicit, bashkë me Peter McCloskeyn.
Groome tha se prokuroria pranon që Mladici u takua me përfaqësuesit ndërkombëtarë, se ishte në dasmë dhe se spitalin e ushtrisë disa herë, por nuk mund të pranojë se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte në Srebrenicë dhe se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në krime. “Fakti që Mladici shkoi në Beograd nuk do të thotë se nuk kishte synimin për të vrarë të burgosurit dhe se nuk urdhëroi vrasjet. Ditën që ishte në dasmë, burrat po vriteshin në fermën ushtarake në Branjevo”, tha Groome.
Groome shtoi se Mladici “filloi shkallën e lartë të operacionit që çoi në vdekjen e 7,000 burrave dhe djemve dhe dëbimin e 30,000 grave dhe të moshuarve”. Prokuroria e Hagës tha se Mladici siguroi që kishte karburant të mjaftueshëm - përafërsisht pesë tonë - për të transferuar të vdekurit nga varret primare në ato dytësore, për t’i fshehur.
Prokuroria thotë se ekzekutimi më i madh masiv ishte në fshatin Orahovac, shkollën në Petkovci dhe depon Kravica, ku 3,000 burra dhe djem u vranë, dhe në fshatin Pilica afër Zvornikut, ku u qëlluan 1,500 persona. Qindra të tjerë humbën jetën në shkollën në Rocevici.
Gjatë deklaratave hyrëse, prokuroria tregoi një numër videosh të kohës së luftës që treguan Mladicin gjatë qëndrimit të tij në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
Kur u tregua videoja me Mladicin që i fliste përfaqësuesit të OKB-së në Srebrenicë dhe i thoshte se komuniteti ndërkombëtar po merrte boshnjakë për t’i mbrojtur, i pandehuri duartrokiti dhe tundi kokën duke parë drejt publikut.
“Një mijë e pesëqind burra nga Srebrenica ende janë të zhdukur dhe mund të mos gjenden kurrë. Vdekja e këtyre viktimave dhe copëtimi i të mbijetuarve quhet gjenocidi boshnjak”, tha McCloskey.
Pala mbrojtëse do të prezantojë argumentet hyrëse pasi prokuroria të mbarojë me prezantimin e provave.