Lajm 08 Mar 12

Prokuroria Kërkon 28 Vjet për Seseljin

Në argumentet e saj mbyllëse, prokuroria e ICTY-s ka kërkuar 28 vjet burgim për Vojislav Seseljin, duke thënë se është vërtetuar se është fajtor për krime lufte në ish-Jugosllavi.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Seselj duke mbajtur një nga fjalimet e tij gjatë viteve '90 

Photo: YouTube Printscreen

“Kërkojmë që Trupi Gjykues ta shpallë të akuzuarin fajtor për të gjitha nëntë akuzat në aktpadi, duke qenë se është vërtetuar se është fajtor për krime serioze, si në qëllimin e tyre dhe në natyrën e tyre rrëqethëse”, tha Mathias Marcussen, kryeprokuror i gjyqit.

“Seselj nuk ka treguar asnjë shenjë pendimi”, shtoi Marcussen.

 

ICTY ngriti akuzat kundër Vojislav Seseljit, liderin e Partisë Radikale Serbe, në vitin 2003, për persekutime në baza politike, racore dhe fetare, për dëbim dhe akte çnjerëzore si dhe për thyerje të rregullave të luftës gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi nga viti 1991 deri më 1993.

Sipas aktpadisë, Seselji planifikoi dhe urdhëroi spastrimin etnik të popullatës joserbe nga pjesë të Kroacisë lindore, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe provincës serbe të Vojvodinës.

Seselji, i cili njihej për oratorinë dhe retorikën e tij ekstreme, akuzohet se ka mobilizuar jo vetëm palën e armatosur të Partisë së tij Radikale Serbe, por edhe forca të tjera serbe, duke i nxitur të persekutojnë kroatët dhe boshnjakët.

Grupi paramilitar i tij, “Seseljevci”, i formuar nga vullnetarë serbë, akuzohet se kanë dëbuar dhjetëra  mijëra joserbë. Thuhet se kanë vrarë të paktën 905 kroatë dhe boshnjakë, se kanë torturuar dhe përdhunuar një numër civilësh, dhe kanë shkatërruar si fshatra, ashtu dhe monumente katolike dhe myslimane.

Gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, Seselji bashkëpunoi ngushtë me liderët politikë serbë, si Slobodan Milosevic dhe Radovan Karadzic, si the kriminalin e njohur të luftës, Zeljko Raznatovic “Arkan”.

Seselji u dorëzua vullnetarisht në ICTY në vitin 2003, por gjyqi i tij filloi në vitin 2007, pas disa përpjekjeve të dështuara dhe një grevë urie nga i akuzuari.

Seselji i cili po vetëmbrohet, do të prezantojë argumentet e tij mbyllëse midis datave 12 dhe 15 mars.

Ky rast ka qenë një ndër më të gjatët në historinë e ICTY-s. Procedurat ligjore kanë zgjatur për 9 vjet deri më tani.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus