Intervistë 09 Jan 13

Prokuroria e Tribunalit të Hagës Fajësohet për Lirimet Kontroverse

Tribunali i Hagës ka marrë kritika të ashpra për lirimet e fundit të profilit të lartë, por gabimet e prokurorisë kanë ndihmuar të akuzuarit të lirohen, thotë eksperti për Ballkanin, Eric Gordy.

Marija Ristic
BIRN
Beograd
Eric Gordy I Photo by Robert Pihler/Qendra Për Studime të Europës Juglindore

Gjykata Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi ka marrë reagime të ashpra kritike nga disa ekspertë ndërkombëtarë pas vendimeve të vitit të shkuar për të liruar ish-gjeneralët kroatë Ante Gotovina dhe Mladen Markac dhe ish-liderin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Eric Gordy, sociolog dhe profesor në University College London, Fakulteti i Studimeve Sllave, tha për Balkan Insight se disa nga problemet rrodhën nga strategjia e prokurorisë.

“Strategjia e akuzave përfshin pikë së pari kush është akuzuar; së dyti për çfarë është akuzuar dhe së treti, si prezantohet rasti”, tha Gordy.

“Kur Tribunali nisi, po ngrinin akuza kundër të gjithë atyre që mund të arrinin dhe kjo është arsyeja pse patën raste si ai i Dusko Tadicit [një serb i Bosnjës i burgosur në vitin 1997 për krime ndaj njerëzimit, por u lirua herët në vitin 2008], që ishte me siguri fajtor për krime, por se nuk mund të quheshin të rëndësishme - politikisht ose historikisht”, shpjegoi ai.

Gordy tha se pas vitit 2000, prokuroria e Tribunalit ndryshoi strategjinë dhe vendosi të përqëndrohej në personat që kishin fuqi madhore komanduese, qoftë kjo ushtarake apo politike.

“Ideja ishte se do të kishte numër më të vogël gjyqesh, por me rëndësi më të madhe politike që do të hidhnin dritë mbi historitë e luftës. Kjo çoi në disa probleme, sepse mënyra e vetme për të akuzuar një person si Slobodan Milosevic ishte ta akuzonin për një serë gjërash dhe si rezultat pat një gjyq që nuk ia pamë fundin, sepse i pandehuri nuk jetoi gjatë”, tha ai.

Gordy sugjeroi se kjo e bëri prokurorinë të ndryshojë strategjinë përsëri, duke vënë në shënjestër figura madhore, por me akuza të përcaktuara më ngushtë - që thotë se “ishte gabimi i madh që u bë në rastin e Gotovinës”.

Ai tha se kishte pjesë të rëndësishme provash që tregonin “një plan të drejtpërdrejtë për të larguar popullatën civile”, gjatë “Operacionit Stuhia” të Ushtrisë Kroate në vitin 1995, por se prokuroria vendosi gjatë rastit kundër Gotovinës të fokusohej në bombardimin që dyshohej të ishte bërë pa diskriminim në katër qytete.

“Gjyqtarët ishin në dilemë sepse nuk kishte marrëveshje se çfarë lloj bombardimi është i ligjshëm, çfarë lloji është i paligjshëm. Trupi gjykues shpiku standardin, dhoma e apelit vendosi, në mënyre korrekte mendoj, se nuk mund thjesht të shpikësh një standard, por pastaj bëri hapin tjeter - “nuk do të rishqyrtojmë provat, thjesht do t’i refuzojmë të gjitha”, tha ai.

Gordy tha se përpjekjet e ish-kryeprokurores Carla del Ponte për të themeluar legjitimitetin politik të Tribunalit të Hagës, ishin gjithashtu pjesë e problemit.

“Mendoj se në një farë pike, Carla del Ponte vendosi se duhet të akuzojmë disa kroatë, duhet të akuzojmë disa shqiptarë, sepse nuk do të dukemi mirë. Rezultati ishte se disa akuza u ngritën me kundërshtimin e prokurorëve që po punonin për të”, tha ai.

“Kjo është në fakt çështja kryesore në shumicën e gjyqeve para Tribunalit - nuk ka shumë persona që mohojnë se krimet kanë ndodhur. Shumica e personave që po vetëmbrohen po krijojnë argumentin se personi i gabuar po akuzohet dhe se nuk janë ata që kishin komandën”, shtoi ai.

Ka pasur probleme shtesë me gjykimin e Haradinajt, tha Gordy.

“I ngritën akuzat para se të siguronin provat dhe personat në terren patën mundësi të ndërhynin te provat, duke kërcënuar dëshmitarët”, tha ai.

“Pra pati raste që u hapën për arsye politike me nxitim, të përgatitura keq dhe ishin të destinuara të dështonin”.

Politikanët në rajon kanë kritikuar shpesh Tribunalin, por Gordy tha se disa herë Tribunali në mënyrë të volitshme i liroi nga përgjegjësia për të vepruar vetë.

“Pikë së pari, çdo shtet në rajon mund të kishte evituar që zyrtarët e tyre ushtarakë dhe politikë të shkonin në Tribunalin e Hagës nëse thjesht i kishin ngrituar akuzat vetë. Mund ta kishin bërë këtë.Arsyeja e vetme pse Tribunali i Hagës ekziston është sepse shtetet nuk e bënë këtë gjë. Dhe në disa raste ishte tepër e volitshme për shtetet të kishin Tribunalin”, tha ai.

“Kur Serbia arrestoi [ish-liderin Slobodan] Miloshevicin, historia që mbizotëron është se u ekstradua për shkak të mjeteve financiare, por mendoj se u ekstradua edhe sepse njerezit nuk dinin çfarë të bënin [me të]”, shtoi ai.

Gordy tha se 20 vjet pas luftës, retorika e mohimit nuk është zhdukur në Serbi, por karakteri i saj ka ndryshuar.

“Dhjetë vjet më parë, nëse i pyesje njerëzit për të vërtetën për Srebrenicën, do të thoshin: ‘Oh, asgjë nuk ka ndodhur atje, është mit i krijuar nga disa shtete dhe nga media’. Pesë vjet më parë do të kishin thënë një histori tjetër, do të kishin thënë se nuk pati 8 000 të vrarë, por 2 000, prej të cilëve 1 000 ishin ushtarë dhe 1 000 ishin të burgosur lufte, ose diçka të tillë”, shpjegoi ai.

Tani, tha Gordy, argumente të tilla mund të dëgjohen vetëm nga ata çfarë ai i quan “grupe vërtetë të çudishtme të veçuara”.

“Gjeni argumente për kontekstin, që thonë se pati viktima nga të gjitha anët kur shihet periudha mes viteve 1992 dhe 1995. Nuk dua të them se këto janë argumente të habitshme, por ky është një lloj mohimi ndryshe nga çfarë pamë në fillim, dhe duhet thënë se është një lloj lëvizjeje në diskurs”, tha ai.

 

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

Disqus

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor