Lajm 10 Feb 12

Prokurori i BE-së Nuk do të Dëshmojë në Gjyqin e Limajt

Gjykata konfirmon se Prokurori Special i EULEX-it, Maurizio Salustro, nuk është i detyruar të dëshmojë në rastin kundër Fatmir Limajt dhe nëntë luftëtarëve të ish-UÇK-së, të dyshuar për krime lufte.

Fatmir Aliu
BIRN
Prishtinë

Një gjykatë në Kosovë tha të enjten tha se prokurori i Bashkimit Europian në rastin e ndjeshëm për krime lufte nuk do të ketë nevojë të dëshmojë, siç kanë kërkuar avokatët mbrojtës.

Në seancën e së enjtes në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, në rastin e ashtuquajtur Kleçka, paneli i gjyqtarëve vendosi mos t’i kërkojë Maurizio Salustros, prokurorit special të misionit për sundimin e ligjit të BE-së, EULEX, t’iu përgjigjet akuzave se ka shantazhuar Agim Zogajn, dëshmitarin kyç në rast. Zogaj, tani, është i vdekur.

Gjykata tha se prokurori nuk do të thirret për të dëshmuar duke qenë se “jo të gjitha kushtet ishin plotësuar” nga ekipi mbrojtës për të marrë në pyetje prokurorin italian.

Kryeprokurorja e EULEX-it, Jaroslava Novotna, tha javën e kaluar se prokurori nuk do të largohej nga rasti Kleçka, dhe as nuk do t’i hiqet imuniteti për të dëshmuar.

Limaj është një prej dhjetë ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, të cilët janë paditur për dyshime se kanë kryer krime lufte kundër serbëve dhe shqiptarëve në një qendër burgimi në Kleçkë, në vitin 1999.

Limaj, në atë kohë, ka qenë komandant në UÇK. Të gjithë të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Aktualisht, Limaj është nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, gjithashtu është dhe deputet në parlament.

Rasti Kleçka mbështetet kryesisht në dëshminë kyç të Zogajt, i njohur më mirë nën emrin e koduar “Dëshmitari X”, i cili u vetëvra shtatorin e kaluar në Gjermani, para se të fillonte gjyqi.

Të enjten, gjykata refuzoi gjithashtu një kërkesë të prokurorisë që Limaj të burgosej dhe jo të mbahet në arrest shtëpiak.

Salustro tha se i pandehuri ka thyer rregullat dhe kushtet e arrestit shtëpiak, meqë “është takuar me njerëz me të cilët e kishte të ndaluar të takohej, duke përfshirë dëshmitarë në gjyq”.

Limaj ka qenë në arrest shtëpiak që në fillim të gjyqit. Gjykata vendosi që gjyqi do të rifillonte më 28 shkurt.

Gjykata e Qarkut në Prishtinë pritet të vendosë këtë muaj nëse dëshmia e Zogajt është relevante për gjyqin.

Limaj është gjykuar më herët për krime të kryera në një tjetër kamp burgimi, para Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, nga ku u lirua më 2007.

 

 

 

 

 

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus