Lajm 15 Feb 12

Prokurorët Gati për Gjyqin e Mladicit

Prokuroria e ICTY ka regjistruar rreth 28,000 prova materiale dhe do të thërrasë 410 dëshmitarë për të dëshmuar në rastin e Ratko Mladicit, komandantit serb të Bosnjës, gjatë luftës.

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Zyra e Prokurorit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, ICTY, ka regjistruar 27,906 prova materiale në rastin kundër Ratko Mladicit. Këto dokumente janë bërë publike të hënën në mbrëmje.

Ato përfshijnë dokumente nga ushtria, si the nga ministritë qeveritare dhe zyrat e Republikës Srpska, entiteti serb në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Një kategori tjetër e gjerë provash materiale bazohet në nxjerrjen dhe identifikimin e mbetjeve të viktimave të luftës në Bosnjë.

Prokurori ka ndërmend të përfshijë provat e 410 dëshmitarëve - 385 dëshmitarë faktesh dhe 25 ekspertë.

Sipas prokurorisë, për të prezantuar të gjitha provat materiale, seancat dëgjimore mund të zgjasin rreth 200 orë.

Rasti “Ratko Mladic” është një ndër rastet më të mëdha para ICTY-s. Mladici, i cili u arrestua majin e kaluar pas vitesh në arratisje, akuzohet për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërmjet viteve 1992 dhe 1995.

Gjyqi është planifikuar të fillojë me argumentet hyrëse nga të dyja palët më 27 mars, sidoqoftë javën e shkuar pala e mbrojtjes kërkoi që data të shtyhet.

Sipas avokatit të Mladicit, Branko Lukic, ekipi mbrojtës ka marrë nga prokurorët një numër të madh provash materiale të regjistruara me gabime, gjë e cila e bëri kërkimin dhe përzgjedhjen e këtyre dokumenteve të vështirë.

Vendimi nëse gjyqi do të shtyhet do të bëhet në konferencën e ardhshme statusore, e planifikuar të mbahet më 23 shkurt.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you access to exclusive content published on Balkan Insight, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Subscribe to Balkan Transitional Justice Premium or to Full Premium Access and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy premium subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus