Lajm 20 Jul 12

Pllakata për Viktimat e Luftës në Kroaci Shkakton Kundërshti

Një pllakatë  e dedikuar viktimave të luftës në qytetin kroat të Osjekut ka shkaktuar kundërshti për përfshirjen e emrave të disa viktimave serbe të vrara nga forcat kroate, ndërsa mungojnë emrat e disa viktimave kroate.

Baris Pavelic
BIRN
Zagreb
 Pllakata në Osijek  I Foto nga Beta

Kjo pllakatë u bë publike më 28 qershor, Ditën Përkujtimore të Mbrojtësve të Osijekut, për të përkujtuar rreth 1,800 qytetarë të Osijekut që vdiqën gjatë luftës për pavarësi të Kroacisë së viteve 1991-1995.

Osijeku, që është qendra e rajonit lindor të Slavonisë në Kroaci, afër kufirit me Serbinë, ishte nën artileri të rëndë dhe sulme si nga Armata Popullore Jugosllave, JNA, dhe forcave serbe, afër fundit të 1991 dhe fillimit të 1992-ës.

Gjatë sulmeve, më shumë se 1,500 ushtarë kroatë dhe qindra civilë u vranë. Në pllakatën që u bë në kujtim të këtyre personave, janë shkruar emrat e 1,724 personave.

Por gazetari nga Osijeku, Drago Hedl, ka thënë në gazetën ditore kroate “Jutarnji List" se emri i Ljiljana Larosit, një vajzë 14-vjeçare e vrarë gjatë bombardimit të Osjekut në 1992, mungon në përkujtimore.

 “Ishte e tmerrshme për mua dhe qava kur pashë në ceremoninë që emri i Ljiljanës nuk ishte në pllakatë”, tha Zemina Jaros, nëna e Ljiljanës.

Emrat e disa civilëve të tjerë të vrarë gjatë bombardimit gjithashtu mungojnë, duke përfshirë kameramanin e televizionit kroat të vrarë nga një ushtar i JNA-së, në vitin 1991.

Por, emrat e disa civilëve serbë të vrarë nga forcat kroate janë përfshirë në pllakatë.

Në mes të tyre janë Branko Lovric, Bogdan Pocuca, Petar Ladnjak dhe Djordje Petkovic, të cilët u vranë sipas urdhrave të shefit jozyrtar të ushtrisë gjatë kohës së luftës dhe Osijek, dhe krimineli i dënuar për krime lufte, Branimir Glavas.

Pas luftës, Glavas ishte prefekt i Qarkut të Osijekut dhe Baranjës.

Ai ishte person me influence në partinë qeverisëse kroate, HDZ për shumë vine.

Por pas vitesh hetimi nga gazetari Drago Hedl për gazetën kroate “Feral Tribune”, Glavas u padit nga prokurori kroat për krime lufte kundër civilëve serbë në Osijek, në vitin 2005.

Ai u gjykua në Zagreb dhe u dënua me tetë vjet burgim në vitin 2008. U arratis për në Bosnjë dhe Hercegovinë para se të jepej dënimi, por u kap dhe tani po vuan dënimin në një burg në Bosnjë.

Në vitin 2005, Glavas e la HDZ-në dhe formoi një parti politike rajone, Asamblenë Demokratike Kroate të Slavonisë dhe Baranjës, HDSSB, që tani është në pushtet në Osijek. Bashkiaku i tanishëm në Osijek është anëtar i HDSSB-së.

Kjo do të thotë se partia qeverisëse e Glavasit në Osijek kishte përgjegjësinë për të vendosur emrat e viktimave të Glavasit në pllakatë, e cila iu dedikohet “Mbrojtësve, bashkëqytetarëve dhe viktimave të agresionit serb në Osijek, qarkun e Osijekut e Baranjës dhe Republikën e Kroacisë”.

Por jo çdo viktimë për krimet e luftës të Glavasit është përmendur në pllakatë.

Emri i Cedomir Vuckovic, për shembull, i cili u vra pas u detyrua të pinte acid në një garazh në Osijek në vitin 1991, pas një urdhri nga Glavas, nuk është përmendur në pllakatë. Edhe emrat e disa viktimave ishin shkruar gabimisht, me mbiemra të gabuar.

Por, partia HDSSB e Glavasit ka refuzuar të flasë për këtë çështje.

“Branimir Glavas u dënua pas një procesi të planifikuar politik, të cilin HDSSB nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë asnjëherë”, tha në deklaratën, duke komentuar kundërshtinë e pllakatës, bashkiaku i Osijekut dhe zëvendëskryetari i HDSSB-së, Kresimir Bubalo.

Ministri i veteranëve të luftës në Kroaci, Predrag Matic, pranoi se vendosja e emrave të viktimave të luftës kroate në pllakatë, mund të ishte problematike, por theksoi se është e rëndësishme që të kujtohet çdo viktime që ka vdekur në luftë.

“Çdokush ka të drejtën të nderohet”, tha Matici.

“Fakti që Kroacia u sulmua nga JNA-ja dhe forcat serbe, nuk mund të jetë justifikim për manipulim të fakteve për krimet që janë vërtetuar në gjykatë”, tha Vesna Terselic, drejtoresha e OJQ-së për të drejtat e njeriut, Documenta.

“Faji është vetëm i autorëve të dënuar të krimeve të luftës”, shtoi ajo.

Deri më tani, nuk ka shenja se do të ndërmerren hapa për të korrigjuar pllakatën.

blog comments powered by Disqus