Lajm 28 May 12

Përkujtohet Dita më e Trishtueshme e Tuzlës

Një përkujtimore në Tuzla shënoi 17 vjet që kur ra bomba e shkrepur nga territori nën kontrollin serb të Bosnjës në malin Ozren, që vrau 71 të rinj dhe plagosi 120.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Tuzla

17 vitet e shkuara nuk e kanë lehtësuar dhimbjen dhe boshësinë që ndihet nga Edin Huris, një nga të plagosurit dhe Semsudin Alagic, i ati i një 17-vjeçari që vdiq në atë ditë.

Alagic thotë se shpresonte se koha do t’ia lehtësonte dhimbjen, por çdo vit që ka kaluar ia ka bërë më të vështirë.

“25 maji nuk është vetëm një përkujtimore për ne që u lënduam, ose ata që humbën të dashurit në Kapija. Kjo ditë do të jetojë në kujtesën e të gjithë qytetarëve të Tuzlës”, tha Huric.

Dita e Rinisë, e kohës komuniste, 25 Maj, për Tuzlën dhe banorët e saj do të mbetet një ditë përkujtimore për rininë e vrarë.

Bashkë me të mbijetuarit dhe familjarët e viktimave, shumë qytetarë nga Tuzla, si dhe përfaqësues të qeverisë dhe të komuniteteve fetare, vendosën lule dhe iu bënë nderime të vrarëve.

Mosha mesatare e të vrarëve ishte 23 vjeç, dhe viktima më e re ishte vetëm 3 vjeç.

Për këtë krim, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës dënoi Novak Djukicin, një major të Ushtrisë së Republikës Srpska, me 25 vjet burgim.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus