Lajm 12 Jul 12

Përfaqësuesi i BE-së në Bosnjë Takohet me Mbështetësit e RECOM-it

Shefi i delegacionit të BE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, Peter Sorensen, thotë se shpreson që iniciativa e REKOM-it do të ndihmojë pajtimin në Ballkan.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Pas takimit me mbështetësve të Koalicionit të Komisionit për Pajtim, REKOM, Sorensen tha se i përgëzon të gjithë organizatat e shoqërisë civile që punojnë për pajtimin në rajon.

REKOM-i është një rrjet rajonal OJQ-sh që do të themelojë një komision rajonal për të promovuar pajtimin pas konfliktit të viteve 1991-2001 në ish-Jugosllavi. Komisioni do të bëjë një raport që paraqet një listë përfundimtare të të vrarëve dhe të zhdukurve gjatë luftërave, bashkë me një listë kampesh dhe vende të tjera burgimi.

“BE-ja shpreson se kjo iniciativë do të ndihmojë në pajtimin dhe marrëdhëniet e mira të fqinjësisë në rajon. Ishte një takim informative ku pata rastin të dëgjoj për aktivitetet e REKOM-it dhe konsultime të gjëra të bëra me shoqërinë civile dhe praktikues ligjorë, në muajt e fundit”, tha Sorensen.

Dzenana Karup-Drusko, një gazetare boshnjake dhe mbështetëse e REKOM-it e cila ishte e pranishme në takim, tha për BIRN-in se iniciativa ka pasur mbështetjen e Komisionit Europian dhe Parlamentit që nga fillimi, një fakt të cilin edhe Sorensen e theksoi gjatë takimit.

“Sorensen na siguroi se kjo do të vazhdojë në të ardhmen. Takimi u mbajt në mënyrë të tillë që të mund t’i tregonim se çfarë është arritur në Bosnjë dhe në rajon dhe hapat tanë të mëtutjeshëm. Mbështetja e komunitetit ndërkombëtar është e rëndësishme për ne dhe nuk ka munguar asnjëherë, falë mbështetjes së përfaqësuesit të lartë, Valentin Inzko, dhe ambasadorit amerikan, Patrick Moon”, tha Karup-Drusko.

Ajo thotë se mbështetësit e REKOM-it do të përpiqen të fitojnë mbështetjen e politikanëve boshnjakë në muajt në muajt në vijim, mbështetja e të cilëve do të jetë jetësore nëse REKOM-i do të formohet.

“Në maj të këtij viti, presidenti kroat, Ivo Josipovic, nisi një iniciativë për të krijuar një grup rajonal ekspertësh për të mësuar nëse REKOM-i është në përputhje me kushtetutat e vendeve në rajon dhe është jetësore që Bosnja të marrë pjesë në këtë. Do të mbajmë disa takime me politikanët boshnjakë, në periudhën që vjen, për të siguruar që kjo do të ndodhë”, tha Karup-Drusko.

Një takim i ngjashëm u mbajt në fund të qershorit në Beograd, ku mbështetës të REKOM-it u takuan me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Vincent Degert, si dhe ambasadorë të shteteve anëtare të BE-së në Serbi. Përfaqësuesit të REKOM-it kërkuan ndihmën e BE-së në komunikimin me politikanët vendas, interesi i të cilëve për iniciativën është shumë i ulët.

Iniciativa e REKOM-it është mbështetur më parë nga Parlamenti Europian, i cili theksoi rëndësinë e tij në rezolutën më të fundit për Serbinë më 29 mars, duke shtuar se iniciativa e REKOM-it ndërmerr dhe drejton procesin e pajtimit në rajon.

blog comments powered by Disqus