Pajtimi dhe përballja me të shkuarën e kohës së luftës nuk janë në axhendën e partive politike dhe lidërve të tyre në zgjedhjet e afërta në Serbi.
Natasa Kandic, Drejtoresha e Qendrës së Ligjit Humanitar, OJQ e të drejtave të njeriut me bazë në Beograd, thotë se Serbia nuk ka pasur kurrë zgjedhje ku partitë politike bëjnë cështjet e drejtësisë tranzicionale, si procesimin e krimeve të luftës, ose vendosjen e rendit të ligjit, si pjesë të fushatës së tyre elektorale.
“Liderët e tanishëm politikë nuk janë mbështetës ndaj gjyqeve të krimeve të luftës. Nuk e konsiderojnë këtë cështje të rëndësishme dhe as nuk besojnë se duhet adresuar gjatë fushatës,” tha Kandic, duke shtuar se partitë “nuk duan të mërzisin votuesit e tyre”.
Sidoqoftë, gjatë fushatës zgjedhore, liderët politikë të dy partive më të mëdha politike shprehën pikëpamjet e tyre për cështjet e krimeve të luftës.
Tomislav Nikolic, lideri i partisë më të madhe të opozitës, Partia Progresive Serbe, SNS, kur u pyet nëse do të shkonte në Srebrenicë, shpjegoi se ish presidenti serb e bërë këtë, duke shtuar se për momentin nuk gjen arsye për ta vizituar përkujtimoren.
Kolegu i tij në parti, Aleksandar Vucic, vizitoi qytetin kroat në Vukovar, vendi i disa nga krimeve më të rënda të kryera gjatë viteve '90, por dështoi të adresonte cështjen e luftës së shkuar.
“Gjatë vizitës, nuk folëm për falje ndaj viktimave kroate, kjo është cështje delikate. Më duket se në të shkuarën u nxituam duke kërkuar falje. E pranoj se anëtarë të komunitetit tonë kryen krime, por kështu bënë edhe kombet e tjera,” tha Nikolic për mediat.
Kandidatja e progresistëve për kryeministër, Jorgovanka Tabakvic, beson se e vërteta për Srebrenicën, “nuk është hetuar ende” dhe se generali i shkuar Ratko Mladic është figurë tragjike, por një ushtar i mirë serb dhe një hero.
“Kur të vendosin dhe të vërtetojnë se është kriminel, dhe dikush më bind për këtë, ndoshta do të ndryshoj mendjen", tha ajo në Beograd në median B92.
Kundërshtari i Demokratëve, Dragan Djilas, kandidati i partisë qeverisëse për kryebashkiak në Beograd, tha se nuk ndihet përgjegjës për krimet e kryera nga pala serbe gjatë viteve '90, duke qenë se vrasjet u bënë nga autorë krimesh individualë.
“Nuk pranoj që dikush të fajësojë vendin tim për gjenocid në Kosovë, duke qenë se kishte krime lufte nga pala tjetër [shqiptare] gjitashtu. Edhe, nuk mund të themi se vetëm serbët kryen krime në Kroaci, mbani mend operacionin kroat “Oluja’ i cili spastroi serbët nga pjesë të mëdha të Kroacisë,” tha Djilas.
Lideri i demokratëve, ish presidenti serb Boris Tadic, i njohur për politikat e tij të pajtimit, ka mbetur gjithashtu i heshtur për këtë cështje gjatë fushatës zgjedhore.
“Partitë politike thonë gjithmonë se është shumë e rëndësishme të vendoset e vërteta për krimet e luftës, por atëherë kur duhet të bëjnë hapa konkretë, dështojnë, e cila tregon se mbështetja e tyre për pajtim, dhe përballimi me të shkuarën është vetëm verbal,” përfundon Kandic.
This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.
Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.
If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us