Ndërsa ligji i ri për lustrim hyn në fuq këtë javë, Komisioni për Lustrim përgjegjës për ushtrimin e tij është i pakët në staf - dhe i ndarë për çështje në nëse duhen lejuar vullnetarë të ndihmojnë në rastet e dosjeve.
| |
|
Komisioni i Lustrimit |
Komisioni i Lustrimit pa staf të mjaftueshëm në Maqedoni nuk bie dakord nëse dosjet e ndjeshme të policisë sekrete iu duhen besuar vullnetarëve të jashtëm.
“Ligji i ri përcakton se të gjitha dosjet janë tani dokumente publike që mund të qasen nga çdokush. Duke qenë se janë klasifikuar, punësimi i vullnetarëve për t’u marrë me to, nuk duhet të jetë problem”, tha kryetari i komisionit, Tome Adziev.
Por disa anëtarë të komisionit janë kundër idesë, duke thënë se do të shkelte fshehtësinë dhe privatësinë e protokolleve dhe do të cenonte të gjithë procesin.
“Kur sillen njerëz nga jashtë pa detyrime ndaj komisionit dhe pa certifikatë sigurie, nuk mund të kontrollosh se çfarë i përçojnë publikut”, u ankua një anëtar i komisionit, Blagoja Geshoski.
Ai paralajmëron se çështjet mund të dalin jashtë kontrollit, duke iu shërbyer qëllimeve të sulmeve të motivuara politikisht nga individëve.
“Kam frikë se qëllimi mund të jetë të ekspozohen emrat e disa personave dhe njollosja e tyre si ish-agjentë të policisë, para se komisionit ose gjykata, të ketë arritur në një vendim të bazuar në fakte”, shtoi ai.
Parlamenti i Maqedonisë miratoi një ligj të ri për lustrim në qershor, që kishte për synim të largonte nga detyra ish-agjentë të policisë.
Partia qeverisëse VMRO DPMNE e kryeministrit Nikola Gurevski insistoi që të miratohej një ligj i ri pasi gjykata kushtetuese në fillim të vitit fshiu dispozita kyç nga ligji i vitit 2008, duke zvogëluar kohështrirjen kohore dhe rangun e profesioneve që duhen kontrolluar.
Maqedonia po ndjek hapat e shumë vendeve ish-komuniste që kanë miratuar ligje të ngjashme, si mënyrë për t’u marrë me padrejtësitë e të shkuarës që kanë lindur nga procedura gjyqësore të motivuara politikisht.
Ligji i parë u kundërshtua nga partitë opozitare, të cilat e akuzuan qeverinë se po e përdorte ligjin për të bërë një “gjueti shtrigash” politike.
Sidoqoftë, ligji i ri, i formuluar për të korrigjuar gabimet e atij të fundit, gjithashtu ka hasur kundërshti.
Në fillim të muajit një grup intelektualësh, pjesë e iniciativës civile Qytetarët Për Një Maqedoni Europiane, GEM, nisi gjyqin kundër deputetëve nga partitë qeverisëse që votuan për ligjin e ri.
Grupi këmbëngul se ata kanë kryer një krim duke miratuar dispozita që më parë ishin shpallur jokushtetuese.