Lajm 04 Dec 12

OJQ: Viktimat e Përdhunuara të Luftës Neglizhohen në Kroaci

Viktimat e përdhunuara të luftës neglizhohen në Kroaci, paralajmëroi OJQ-ja e të drejtave të njeriut “Documenta”, duke kërkuar ndryshime në ligj dhe ndryshime në qëndrimin e shoqërisë për të rivendosur dinjitetin e viktimave.

Boris Pavelic
BIRN
Zagreb

Duke shënuar Ditët e Aktivizimit kundër Dhunës Gjinore [25 nëntor deri më 10 dhjetor], “Documenta” ka lëshuar një deklaratë të hënën duke kërkuar për ndryshime në ligj për të drejtat e ushtrisë dhe invalidëve civilë të luftës, në të cilën përmenden në mënyrë të qartë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Documenta” kërkon gjithashtu një program kombëtar dhe fondet për kompensim të viktimave civile të luftës.

Mbrojtja gjatë procedurave penale, mbështetje psikologjike dhe kujdesi mjekësor nevojiten gjithashtu për viktimat e përdhunuara të luftës, theksoi “Documenta”.

Mungesa e mbështetjes së shtetit është një nga arsyet pse numri i saktë i viktimave të përdhunuara të luftës mbetet i panjohur, tha OJQ-ja.

Disa nga arsyet e tjera pse viktimat qëndrojnë në heshtje janë trauma dhe frika nga stigma shoqërore, shtoi OJQ-ja.

“Edhe pse gjyqësori kroat e konsideron përdhunimin gjatë luftës, si krime lufte, nevojitet mbështetje sistematike për viktimat, që do të siguronte që viktimat ta shihnin dëshminë e tyre si një përvojë pozitive dhe fuqizuese, që lejon gjykimin efektiv dhe dënimin e duhur për autorët e krimeve”, tha “Documenta”.

Sipas të dhënave nga prokuroritë kroate, 67 përdhunime gjatë luftës janë klasifikuar si krime lufte. Në 57 raste autorët e krimeve njihen nga prokuroria.

blog comments powered by Disqus