Lajm 27 Feb 13

Nis Gjyqi i Paramilitarit Serb të Bosnjës për Dëbimet në Sarajevë

Ish-luftëtari Zoran Dragicevic është në gjyq në Sarejevë për akuza se ka dëbuar nga qyteti joserbët që banonin në lagjet Grbavicë, Vracë dhe Kovacic gjatë kohës së luftës.

Raporti i Drejtësisë
BIRN
Sarajevë

Prokurorja Behaija Krnjic filloi gjyqin të mërkurën duke lexuar aktpadinë që e akuzon Dragicevic me pesë akuza për dëbim të civilëve jo-serbë në bazë të kombësisë, etnisë dhe fesë, si pjesë e një sulmi më të gjërë dhe sistematik nga forcat serbe të Bosnjës në vitin 1992.

“Ai veproi në mënyrë cnjerëzore duke plackitur, abuzuar civilët dhe abuzuar pafuqinë e një gruaje për ta përdhunuar”, tha Krnjic.

Prokuroria tha se i pandehuri Dragicevic ka abuzuar civilët bashkë me një luftëtar tjetër paramilitar, Veselin “Batko” Vlahovic, që momentalisht po gjykohet në një rast të tjetër për krime lufte në gjykatën në Bosnjë.

“Në maj ose qershor të vitit 1992, i pandehuri, bashkë me Vlahovicin, hyri në banesën e një civili dhe e morën në ndërtesën Digitron Buje [në Grbavicë], ku Vlahovic i mori orën dhe paratë, dhe më pas e abuzuan rëndë fizikisht deri sa paditësi nuk mund të shihte më nga të gjuajturat”, tha Krnjic.

Në aktpadi thuhet se në korrik të vitit 1993, Dragicevic erdhi në apartamentin e një gruaje në Grbavicë, dhe e mori në banesën e tij ku e urdhëroi të bëntë dush, e përdhunoi dy herë dhe pastaj e dërgoi në shtëpinë e saj.

Prokurori Krnjic tha se aktapdia është bazuar në deklaratat e dhjetë dëshmitarëve dhe dy dëshmitarëve ekspertë, si dhe 52 provave fizike.

Dëshmitarët e parë do të thirrën më 6 mars.

blog comments powered by Disqus

Buletini ditor