Lajm 14 Mar 12

Në Bratunac Gjenden Mbetje Kufomash

Eshtrat e tetë viktimave të luftës janë gjetur gjatë zhvarrosjeve në zonën e Bratunacit, në verilindje të Bosnjës.

Denis Dzidic
BIRN
Sarajevë

Skeletet e tetë viktimave janë gjetur në katër vende - Glogova, varrezën e Golicit dhe në fshatrat Halilovic dhe Laze.

Sipas zyrtarëve të Prokurorisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët ishin të ngarkuar me zhvarrosjen e trupave, në secilin vend u gjetën eshtrat e dy personave.

Eshtrat do të transportohen në Qendrën Përkujtimore në Tuzla, për analizë të ADN-së në mënyrë që të gjendet identiteti i tyre.

Sipas Institutit të Bosnjës për Personat e Zhdukur, eshtrat i përkasin boshnjakëve të vrarë midis viteve 1992 dhe 1995.  

Zyrtarë të Institutit për Persona të Zhdukur dhe oficerëve të policisë nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës Srpska morën pjesë në zhvarrosjen në zonën e Bratunacit, e cila u koordinua nga Prokuroria e Shtetit të Bosnjës.

Institutit i Bosnjës për Personat e Zhdukur ka thënë se do të vazhdojnë me zhvarrosjet në veri të Bosnjës në muajt e ardhshëm.

blog comments powered by Disqus