Reportazh 18 Jan 13

Monumenti i Luftëtarëve Shqiptarë Shkakton Përplasje në Serbi

Beogradi ka premtuar se do të largojë monumentin dhe shqiptarët janë zotuar se do ta mbrojnë - ndërsa krijuesi i tij vetëm uron që mos t’i kishin kërkuar kurrë ta ndërtonte.

Idro Seferi
BIRN
Preshevë

Skulptori Sasa Ilic nuk e mendoi kurrë se një nga krijimet e tij do të ishte kaq i famshëm - ose kaq kontrovers.

Por, një monument prej guri për luftëtarët, i dizajnuar nga Ilici dhe që u vendos në qytetin e Preshevës është bërë fokus për një grindje të hidhur mes shqiptarëve dhe qeverisë së vendit, duke rritur tensionet etnike në jug të Serbisë.

“Nuk e dija se ku do të vendosej monumenti, përndryshe nuk do ta kisha pranuar këtë punë”, tha Ilici për stacionin lokal Radio OK.

Ilici është një serb nga qytetit i vogël i Vlasotinces, por monumenti që ai dizajnoi përkujton luftëtarët shqiptarë, të vrarë gjatë luftimeve ndaj forcave serbe gjatë një konflikti të përgjakshëm dhune në vitin 2000.

Autoritetet serbe kanë urdhëruar shkatërrimin e monumentit për Ushtrinë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, duke thënë se ai glorifikon terrorizmin dhe nxit ndarje, por liderët shqiptarë thonë se do të luftojnë një betejë ligjore për ta mbrojtur atë.

Kur Balkan Insight kontaktoi Ilicin rreth monumentit, ai tha se nuk donte të fliste më për këtë.

“Ky djalë nga Radio OK ishte i saktë, por kjo është e gjitha çfarë dua të them”, tha ai.

Sidoqoftë, ai theksoi se nuk ishte i motivuar politikisht dhe nuk duhet fajësuar se ka shkaktuar grindjen.

“Klientë të ndryshëm më kontaktojnë. Nuk jam tradhtar dhe kjo ishte e gjitha pjesë e punës sime”, tha ai.

“ Ky njeri [që porositi monumentin] erdhi, mori faturën dhe këtu përfundoi puna ime”, tha ai.

Monumenti u ngrit nëntorin e shkuar, përballë Komunës së Preshevës në jug të Serbisë, si pjesë e festimeve për ditën e pavarësisë së Shqipërisë dhe u financua nga shoqata e diasporës së shqiptarëve me bazë në Zvicër.

Ministri i Drejtësisë së Serbisë kërcënoi se do të dërgojë policinë për të siguruar që monumenti do të largohet, dhe që atëherë kameramanë të lajmeve janë vendosur në një restorant aty afër, në pritje për të regjistruar largimin e tij.

“Pas të gjithave që kanë ndodhur, edhe pse ende nuk ka marrëveshje për largimin e monumentit, nuk do të habitesha nëse do të ketë aksion për ta larguar gjatë natës” , tha Gazmend Idrizi, kameraman nga një stacion lokal televiziv në Preshevë.

“Ndoshta, nëse Beogradi e bënë këtë gjatë ditës do të ketë probleme, sepse shqiptarët do ta kundërshtojnë largimin e monumentit”, tha ai.

Monumenti po ruhet nga oficerë të policisë në Preshevë, tha një burim i afërt më forcat lokale për Balkan Insight.

“Iu është thënë të jenë aty nëse dikush tjetër vjen për të shkatërruar monumentin”, tha burimi.

Rajoni i Serbisë jugore gjithmonë është parë “si i trazuar” nga autoritete në Beograd për shkak të lidhjeve të ngushta me Kosovën.

Në një referendum lokal në vitin 1992, shumica e shqiptarëve votuan për autonomi territorial dhe mundësi për t’u bashkuar me Kosovën, edhe pse vota nuk u pranua si e vlefshme nga Beogradi ose komunitetit ndërkombëtar.

Regjimi në atë kohë, i udhëhequr nga lideri Slobodan Milosevic, ushtroi politikë shtypjeje ndaj minoriteteve etnike, veçanërisht shqiptarëve, që kulmoi me luftës në Kosovë në fund të viteve 1990-të.

Pas konfliktit, Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit u formua, duke kërkuar të bashkojë pjesën jugore të Serbisë me Kosovën.

Pas luftimeve mes serbëve dhe shqiptarëve në vitin 2000, luftëtarët u çarmatosën në një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar ndërkombëtarisht.

Sfida më e madhe për zonën mbetet mungesa e besimit e banorëve vendas ndaj institucioneve serbe. Shumica e tyre e shohin Prishtinën si kryeqytetin de facto, dhe jo Beogradin.

Grindja për monumentin ka parë edhe rishfaqjen e grupeve të armatosur prej një kohe të gjatë të heshtur në Serbi dhe Kosovë, që kanë bërë kërcënime publike për sulme.

Një forcë e dyshimtë paramilitare kosovare, e quajtur Ushtria Kombëtare Shqiptare dhe ish-oficerë serb të sigurisë nga Njësia Speciale Operacionale, e cila është shpërbërë para shumë kohësh, kanë bërë paralajmërime për ndëshkime të dhunshme ditët e fundit.

Disa banorë të Preshevës besojnë kërcënimi i Beogradit për të larguar monumentin është një shembull tjetër e presioneve të qeverisë mbi shqiptarët, dhe thonë se nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë.

“Nuk kam frikë për jetën. Do të ngrihemi këtu dhe nuk do të heqim dorë dhe nuk do të lejojmë largimin e monumentit. Për sa kohë do të vazhdojnë të na bëjnë keq? Nuk e durojmë dot më këtë”, tha një grua vendase, Sofije Bektashi.

Ramiz Zeneli, pensionist nga fshati Leran në Preshevë, tha se shqiptarët duhet të mbrojnë monumentin me vetë trupat e tyre.

“Nuk do ta lëvizim monumentin as një milimetër. Mund të na vrasin të gjithë, sepse kjo është tradita e tyre e zakonshme”, tha ai.

“Kemi luftuar për këtë lapidar. Nëse e largojnë, është më mirë që të gjithë të shkojmë me të”, u zotua një burrë tjetër vendas, Mefail Shahini.

Autoritetet vendase shqiptare kanë marrë hapa ligjore në përpjekje për të shpëtuar monumentin nga shkatërrimi, por derisa Beogradi është ende i vendosur ta largojë, fati i këtij lapidari mbetët i paqartë.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus