Lajm 23 Mar 12

Ministria e Bosnjës u Thotë Ish-Ushtarëve Grevistë të Presin

Ministri i Financave thotë se autoritetet nuk mund të merren me kërkesat për pension të rreth një mijë ish-ushtarëve, derisa buxheti i shtetit të caktohet. 

Marija Ristic
BIRN
Beograd

Ministri i Financave i Bosnjës, Nikola Spiril, tha se qeveria e shtetit ka qenë e paaftë të zgjidhë kërkesën e ish-luftëtarëve duke qenë se buxheti për 2012 nuk është ende gati.

Rreth një mijë ish-ushtarë kanë protestuar përballë ndërtesës së qeverisë që nga e mërkura, dhe disa kanë nisur grevën e urisë.

Spiric tha se në seancën tjetër e Këshillit të Ministrave, për të cilën ende nuk është caktuar data, do të jetë gati një draft të buxhetit, pas të cilës autoritetet do të jenë në gjendje më të mirë për të rimbursuar ish-ushtarët.

Spiric tha se e kuptonte pse po protestonin për pensionet e tyre, por për momentin, deri sa të përfundohet buxheti, Ministria e Financave nuk mund të bëjë asnjë lëvizje.

Spiric rikujtoi se Këshilli i Ministrave nuk e mbështeti ligjin që lejoi ushtarët mbi 35 vjeç të dilnin herët në pension në këmbim të pensioneve, në vitin 2010, kur u miratua nga parlamenti i shtetit.

Ishte e qartë edhe atëherë se kjo masë nuk mund të ndërmerrej për shkak të mungesës së parave për qëllime të tilla, tha ai.

“Ligji ishte i gabuar dhe joetik dhe implementimi i tij mund ta çonte Bosnjën në një anarki [financiare]” tha Spiric.

Ai sugjeroi se ligji duhet të anulohet para se të mblidhen më shumë borxhe, duke thënë se vendi nuk mund t’i gjejë lehtë paratë për të paguar pensione për mijëra të tjerë që do të dalin në pension gjatë moshës 30-vjeçare.

Vendi për momentin iu ka 15 milionë euro borxh më shumë se 1,500 ushtarëve pensionistë dhe Spiric ka sugjeruar se ndoshta mund të ketë një mënyrë për t’i paguar pensionet e tyre, ndërsa ligji të anulohet në mënyrë që mos të ketë më pensionistë të rinj ish-ushtarakë.

“Derisa 1,750 ish-ushtarët të arrijnë moshën madhore për pension vendit do t’i duhet të gjejë rreth 150 milionë euro”, tha Spiric. “Nuk e di se kush do t’i gjejë këto para”.

Spiric tha se Bosnja ka nevojë për reforma dhe jo implementime të ligjeve të gabuara që miratohet nga ana e deputetëve që kërkojnë vota për zgjedhje.
Më 14 mars, zyrtarët boshnjakë e miratuan Kornizën Fiskale Globale për vitet 2012-14, e cila shtron bazën për buxhetin e shtetit. Vendi aktualisht i menaxhon institucionet me financim të përkohshëm.

Korniza Fiskale Globale përcaktoi se buxheti do të ishte rreth 486 milionë euro. Tani duhet të finalizohet dhe miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Spiric tha se drafti i buxhetit planifikon të ulë rrogat e zyrtarëve, gjë që mund të kursejë rreth 20 milionë euro.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus