Lajm 27 Apr 12

Maqedonia Mendon të Kompensojë Viktimat e Komunizmit

Në draftin e ri të paraqitur, BDI-ja, partia e dytë në koalicion, kërkon dëmshpërblim ligjor për viktimat e padrejtësive të komunizmit, si dhe ndihmë sociale për viktimat që tani jetojnë në varfëri. 

Sinisa Jakov Marusic
BIRN
Shkup

Foto nga: Wikimedia Commons\Effeietsanders

BDI-ja do që ligji i planifikuar për rehabilitim të aplikohet për periudhën nga viti 1945, deri më 1991, kohë kur Maqedonia ishte pjesë e Jugosllavisë komuniste.

“Maqedonia si ish-vend socialist iu detyrohet viktimave. Pa këtë, procesi i tranzicionit [në pluralizëm] do të jetë i mangët”, thotë Xhevat Ademi, ligjvënës i BDI-së.  

Ai thotë se vetë ishte viktimë e padrejtësive të shkuara ideologjike për aktivizmin e tij në çështjen etnike shqiptare. 

Partia thotë se do të dorëzojë draftin e ligjit në parlament, të hënën.

Për tani, ia ka dhënë draftin vetëm partnerit më të madh, partisë së qendrës së djathtë VMRO DPMNE, të kryeministrit Nikola Gruevski.

Këtë javë, BDI-ja tha se do të shkëmbejë mbështetjen për draftin e Ligjit të Lustrimit të VMRO DPMNE-së, nëse partia tjetër pajtohet të mbështesë draftin e tyre të ligjit, në shkëmbim.

BDI-ja insiston se procesi i lustrimit, që ka për synim të largojë nga postet publike ish-agjentët e policisë, nuk ka kuptim pa procesin paralel të rehabilitimit të viktimave.

Ademi shpjegon se drafti i ligjit parashikon anulimin e të gjitha vendimeve të gjykatës gjatë regjimit komunist që përfshijnë dënime për arsye politike. Ai thotë se kjo do të ofronte dëmshpërblim ligjor për viktimat dhe familjet të tyre.
Ligji parashikon gjithashtu pako ndihme sociale për ish-viktimat, që tani jetojnë në kushte të vështira sociale. Për më tepër, për çdo vit të kaluar në burg, viktimat do iu jepet një vit e gjysmë përvoje pune, të cilat në disa raste do të thoshte dalje në pension të hershëm.

Askush nuk e di se sa persona do të ndihmohen nga një ligj i tillë rehabilitimi. Mediat po spekulojnë se janë rreth 50,000 persona, por një numër më i saktë pritet pasi vendi të hapë ish-dosjet e policisë, siç parashihet nga ligji i ri për lustrim, drafti i të cilit është në parlament. Shumë nga viktimat e regjimit të kaluar, sigurisht, nuk janë gjallë.

Maqedonia po ndjek hapat e shumë vendeve ish-komuniste, të cilat kanë miratuar ligje për lustrim për të adresuar padrejtësitë e të shkuarës, të lindura nga procedura ligjore të motivuara politikisht.

Vendi miratoi Ligjin e tanishëm të Lustrimit në vitin 2008, nga ana e Qeverisë së Gruevskit. Ligji i detyron ata që vlerësohen të jenë ish-agjentë të dorëhiqen nga posti që mbajnë.

Por, pasi Gjykata Kushtetuese më herët këtë vit e zvogëloi synimin e ligjit duke anuluar 12 dispozita, partia qeverisëse po përpiqet të kalojë një ligj të ri, i cili këtë herë ofron që dosjet e policisë sekrete të bëhen publike, bashkë me emrat e personave.

This article is Premium Content. In order to gain access to it, please login to your account below if you are already a Premium Subscriber, or subscribe to one of our Premium Content packages.

Buy Premium Subscription

Our Premium Service gives you full access to all content published on BalkanInsight.com, including analyses, investigations, comments, interviews and more. Choose your subscription today and get unparalleled in-depth coverage of the Western Balkans.

Buy Premium Subscription

If you have trouble logging in or any other questions regarding you account, please contact us

blog comments powered by Disqus