Maqedonia përgatitet për përçarje etnike dhe fetare, të premten dhe gjatë fundjavës, ndërsa shqiptarët dhe maqedonasit në vend përdorin rrjetet sociale për të organizuar protesta paralele.
![]() |
|
Në protestën në Shkup, javën e shkuar, disa shqiptarë veshën bluza me shkrimin “Islami do të dominojë botën” | Foto nga: AP/Boris Grdanoski |
Aktivistët shqiptarë në Maqedoni po përdorin rrjetet Twitter dhe Facebook për të organizuar protesta në rrugët e Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe vende të tjera, menjëherë pas lutjes së mesditës të premten.
Tubimet janë të drejtuara kundër arrestimeve të policisë të të ashtuquajturve islamistë radikalë, të kërkuar në lidhje me vrasjet e muajit të shkuar të pesë personave në Shkup.
Portali teuhid.net i cili adreson çështjet në lidhje me shqiptarët dhe islamin, i nxit myslimanët shqiptarë të marrin informacion nga “Pranvera arabe” në betejën e tyre kundër “padrejtësive” të imponuara nga qeveria “sllave” maqedonase.
Në tekstin në këtë uebfaqe, protestat përshkruhen si pjesë e një plani më të madh që mes të tjerash parashikon bllokada të stacioneve të policisë dhe zbulimit të identiteteve të shqiptarëve etnikë që punojnë në policinë maqedonase dhe që shihen si tradhtarë.
Një grup tjetër në Facebook, ndërkohë, iu bën thirrje maqedonasve etnikë për një tubim të shtunën përballë ndërtesës së qeverisë, për të mbështetur aksionin e policisë. Një lëvizje e quajtur “Forcat e Bashkuara Maqedonase - Prilep” mbështet gjithashtu tubimin. Në uebfaqe, lëvizja bën thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vend.
Në të dyja rastet, nuk është e qartë se kush është pas thirrjeve për tubime.
“Gjuha e përdorur në rrjetet sociale është e pavend”, tha ministrja e policisë, Gordana Jankulovska.
“Do të marrim të gjitha masat për të mbrojtur rendin ligjor. Nëse dikush e thyen ligjin do të reagojmë dhe dënojmë ashpër” , shtoi ajo.
Më 12 prill, trupat e Filip Slavkovskit, Aleksandar Nakjevskit, Cvetanco Acevskit dhe Kire Trickovskit, të gjithë të moshave 18 dhe 20 vjeçare, u gjetën afër Liqenit të Hekurudhës në rrethinat veriore të kryeqytetit, një destinacion i njohur peshkimi. Trupi i 45-vjeçarit Borce Stevkosvki ishte në një distancë të shkurtër prej të tjerëve.
Vrasja i rriti dukshëm tensionet etnike midis maqedonasve dhe minoritetet më të madh shqiptar në vend, pas përhapjes së fjalëve se vrasësit ishin shqiptarë.
Më 1 maj, policia arrestoi 20 shqiptarë në një operacion në disa fshatra afër kryeqytetit. Gjykata vendosi më vonë 30 ditë paraburgim për nëntë nga të arrestuarit.
|
Grafiti në Shkup | Foto nga: Balkan Insight |
Ndërkohë, policia ka hedhur akuza për terrorizëm dhe vrasje kundër pesë personave që thanë se kanë organizuar dhe bërë vrasjet, tre prej të cilëve janë arrestuar. Dy të tjerët besohet se janë arratisur nga vendi.
Pavarësisht thirrjeve për vetëpërmbajtje, më 4 maj, më shumë se një mijë shqiptarë etnikë dolën në rrugë pas lutjes së mesditës në Shkup, duke i akuzuar autoritetet se po i portretizojnë padrejtësisht shqiptarët si terroristë.
Disa protestues vishnin bluza me thënë “Islami Fitimtar”, dhe “Islami do të dominojë botën”. U raportuan përplasje të vogla me policinë por askush nuk u dëmtua.
Alajdin Demiri, ish-bashkiaku i Tetovës, qytet i populluar kryesisht me shqiptarë, është i shqetësuar se protestat e reja do të tendosin edhe më tepër marrëdhëniet e brishta ndëretnike.
“Reagimet janë ende të kontrollueshme dhe ka ende mundësi për veprim politik dhe zgjidhje për rastin e vrasjes,” tha Demiri. “Kam ndjenjën se qeveria po kalkulon përsa i përket gjetjes së vrasësve të vërtetë, kushdo që janë ata”, shtoi ai.
Të martën, në reagimin e parë për arrestimet, Komunitetit Fetar Islamik, IVZ, dënoi vrasjet afër Shkupit dhe e nxiti policinë të japë prova të sakta kundër të dyshuarve për vrasjen në mënyrë që të largojë çdo dyshim se është duke ndjekur personat e gabuar.
http://www.balkaninsight.com/en/article/macedonia-expects-more-ethnic-trouble-on-friday
Autoritetet serbe do të hetojnë përsëri një varr masiv të dyshuar në qytetin jug-perëndimor të Rashkës ku mund të jenë trupat e shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Autoritetet serbe do të hetojnë përsëri një varr masiv të dyshuar në qytetin jug-perëndimor të Rashkës ku mund të jenë trupat e shqiptarëve etnikë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut mori vendimin e parë për të dënuar Bosnjë dhe Hercegovinën që ka dështuar të japë ndihmë për të gjetur pesë personat që u zhdukën afër Sarajevës gjatë luftës.
Në gjyqin e tre ish-luftëtarëve serbë të Bosnjës për krime lufte në Visegrad në vitin 1992, një dëshmitar tha se kur u mbajt i burgosur në kontenier njëri nga të pandehurit e qëlloi dhe e kërcenoi se do ta vriste
Ish-luftëtari Jasko Gazdic apeloi dwnimin me burgim 17 vjecar për përdhunimet gjatë luftës në Focw në vitin 1992 dhe 1993, duke argumentuar se “nuk ka prekur” kurrë një grua, ndërsa prokuroria kërkoi për dënim më të gjatë.
Qindra memoriale lufte janë ndërtuar që nga konfliktet në Ballkan, por shumë qevei nuk ushtrojnë asnjë kontroll se sa para publike është shpenzuar ose nëse monumentet e reja provokojnë tensione etnike.